Njerëzit me diabet të tipit 2 që marrin medikamente GLP-1 mund të përjetojnë kushte verbuese të syrit, që pas ditës së parë të marrjes së barnave. Ndaj okulistët tani po u kërkojnë pacientëve të tyre që të jenë vigjilentë për të folur për çdo ndryshim të shikimit gjatë konsumit të tyre.
Një studim i ri në JAMA Ophthalmology sugjeron se pacientët me diabet të tipit 2 që marrin ilaçe GLP-1 duhet të kontaktojnë menjëherë ofruesin e tyre të kujdesit shëndetësor nëse përjetojnë ndryshime në shikim.
Kjo për shkak se ata janë në rrezik për probleme të tilla si ënjtja e nervit optik, një problem i njohur ndryshe si “goditja në sy”.
Autorët e studimit arritën në përfundimin se gjetjet sugjerojnë se, korrigjimi i shpejtë i sheqerit të lartë në gjak mund të lidhet me fillimin e problemeve të reja të shikimit.
“Mesazhi për pacientin është se ne jemi ende duke hetuar nëse këto barna i vendosin ata në rrezik më të lartë të dëmtimit ishemik të nervit optik. Mesazhi për ofruesin e kujdesit parësor është, nëse një pacient që merr një nga këto medikamente ju telefonon dhe thotë se ka turbullim ose humbje të shikimit, u thoni të kontaktojnë me okulistin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Mos prisni. Ndoshta është një luhatje e glukozës ose mund të jetë diçka më serioze” thotë Norah S. Lincoff, MD, Profesor i Neurologjisë.
Ajo shton se për shkak se këto barna ofrojnë përfitime të mirë-dokumentuara, njerëzit nuk duhet të vendosin vetë t’i heqin ato. Por nëse një pacient që merr këto barna përjeton humbje të shikimit, ata duhet të telefonojnë mjekun e tyre për rregullimin e dozës ose ndërprerjen e ilaçeve.
“Ne kemi mënyra të tjera për të kontrolluar diabetin dhe humbjen e peshës,” thotë ajo. “Ka shumë opsione për pacientët.”/shendeti.com.al