A mund të rikthehen të vdekurit?! Një projekt i ri është në kërkim të mënyrave për të sjellë trurin e vdekur të njerëzve përsëri në jetë
Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Shpallja zyrtarisht i vdekur në shumicën e vendeve është e lidhur me humbjen e plotë dhe të pakthyeshme të funksionit të trurit ose, siç quhet ndryshe, vdekjen e trurit. Biokuark dhe Riveta, kompani shkencore të kujdesit shëndetësor, janë në kërkim të së ashtuquajturës teknologjia e “riparimit” dhe “reanimacionit” dhe pretendojnë se vdekja nuk mund të jetë më e pakthyeshme.
Projekti ka fituar aprovimin etik nga organet rregullatore për fazën e parë dhe është vendosur të rekrutohen një numër i vogël pacientësh, të cilët do të jenë shpallur klinikisht të vdekur nga dëmtimi i trurit. Ira Pastor, shefe e kompanisë Biokuark, thotë se “kemi ardhur në një pikë të teknologjisë që asgjë nuk është e pamundur”.
“Ndërsa është e vërtetë që qeniet njerëzore nuk kanë aftësi të konsiderueshme rigjeneruese në sistemin nervor qendror, shumë specie jonjerëzore, të tilla, si: amfibët, planarinët dhe peshqit e caktuar mund të riparohen, rigjenerohen dhe rimodelohen në pjesë të konsiderueshme të trurit edhe pas traumave kritike për jetën”, shtoi Pastor.
Çfarë është vdekja e trurit?
Humbja e plotë dhe e pakthyeshme e funksionit të trurit ose “vdekja e trurit” është një përkufizim ligjor i vdekjes së njerëzve në shumicën e vendeve të botës. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, por edhe në vende të tjera, një person konfirmohet si i vdekur kur funksioni i trurit të tij ka humbur përgjithmonë. Vdekja e trurit është po aq e prerë sa vdekja kardiake. Mungesa e oksigjenit, e cila ndodh si rezultat i mungesës së rrjedhjes së gjakut çon në humbjen e përhershme të funksionit të trurit.
Cili është misioni për të rikthyer të vdekurit?
Misioni i këtij projekti është të përqendrohet në hulumtimin klinik në gjendjen e vdekjes së trurit ose komas së pakthyeshme. Qëllimi final i projektit do të përfshijë riparimin, rigjenerimin dhe rimodelimin e funksionit të trurit për ta kthyer njeriun përsëri në jetë.
Autorët thonë se e kanë marrë këtë nismë të ndërlikuar duke kombinuar disa mjete biologjike rigjeneruese me pajisje të tjera ekzistuese mjekësore që përdoren zakonisht për stimulimin e pacientëve me çrregullime të rënda.
Faza e parë do të jetë prova e konseptimit të studimit. Studiuesit do të shqyrtojnë persona të moshës 15-65 vjeç që u ka vdekur truri nga një dëmtim traumatik dhe do të shikojnë shenja të mundshme të ndryshimit të vdekjes së trurit. Ata do të përdorin teknika, si peptide, lazer, qeliza staminale dhe stimulime mesatare nervore për të bërë të mundur ndryshimin e vdekjes së trurit, ndërsa monitorimi i pacientëve do të bëhet duke përdorur skanime MRI (rezonanca magnetike).
Autorët thonë se shpresojnë të shikojnë rezultate brenda dy deri tre muajve të parë.
Dr. Himanshu Bansal, hetuesi kryesor i projektit, si dhe pronari i spitalit Anupam, ku do të zhvillohet “gjyqi” i parë klinik, thotë se është shumë entuziast me projektin. “ Ne kemi marrë disa rezultate shumë inkurajuese tek pacientët në koma, gjendje të vazhdueshme vegjetative”, tha ai.
Të inkurajuar nga rezultatet, autorët po përpiqen të krijojnë një studim përfunimtar në 20 subjekte dhe do të provojnë se vdekja e trurit të tyre është e kthyeshme. Kjo gjë do të hapë derën për hulumtimet e ardhshme dhe do të tregojë se të gjitha dëmet në trup janë të kthyeshme nëse trajtohen siç duhet.
Pritet që projekti të finalizohet në vitin 2017 dhe shpresojmë që të jetë i suksesshëm.
Burimi: Daily Mail


