Kryefaqja Covid-19 Mjekët: Pap-testi të përfshihet në paketën e check-up, ndërgjegjësimi i grave është...

Mjekët: Pap-testi të përfshihet në paketën e check-up, ndërgjegjësimi i grave është i ulët

0
Shpërndaje

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë, veçanërisht në vendet në zhvillim. Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën. Në Shqipëri raportohen rreth 100 raste të reja çdo vit nga Shërbimi i Onkologjisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Shkaktari kryesor i gjendjes parakanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë lloje të virusit të papilomës humane HPV (Human Papiloma Virus). HPV-ja është infeksioni më i zakonshëm viral i traktit riprodhues që transmetohet seksualisht.

Kur duhet ti drejtohemi një  mjeku gjinekolog për të kryer një kontroll? Sa të ndërgjegjësuara janë gratë për të bërë testin e HPV-së? A vazhdon të jetë tabu të  shkosh tek mjeku gjinekolog?

 Mjekja Alojva Xhelilaj, tregon se simptomat e kancerit të qafës së mitrës kanë tendencë të shfaqen vetëm atëherë kur kanceri ka arritur një stad të avancuar.

Shenjat mund të përfshijnë:

  • Gjakderdhje jo të rregullt midis cikleve menstruale, ose gjakderdhje jonormale vaginale pas marrëdhënieve seksuale
  • Dhimbje mesi apo në fund të barkut
  • Lodhje, humbje peshe dhe oreksi
  • Parehati vaginale ose sekrecione vaginale jonormale
  • Dhimbje gjatë kontaktit seksual

Në faza të avancuara shfaqen edhe simptoma të tjera më të rënda.

Kanceri i qafës së mitrës është i kapshëm 5-10 vite para se ai të agravojë. Për virusin e HPV-së ekziston edhe një vaksinë e cila e parandalon këtë  virus por në vendin tonë  kjo vaksinë  nuk është e mbuluar nga shteti, të  cilën duhet ta bësh tre doza. Nëse vaksinën e bën në moshën 11-13 vjeç, mund të mjaftohesh vetëm me një  dozë  (para se të  kryesh aktin e parë  seksual), sa më  shumë  të  kalojnë  vitet të  duhet të  bësh 2 ose 3 doza. Kostoja e kësaj vaksine varjon nga 130-170$ për dozë .

Mjekja e familjes, Mira Hyseni, për këtë patologji tregon se “ka një ndërgjegjësim krahasuar me vitet e mëparshme, megjithatë vazhdon të jetë ai mentaliteti që nëse nuk kam diçka nuk shkoj për kontroll rutinë.  Por mosha e cila vjen dhe mund të themi që  është  më  e ndërgjegjësuar është  grupmosha 30-40 vjeç. Kjo grupmoshë vjen edhe  për të  bërë  një  kontrroll rutinë . Grupmosha që është mbi 40 vjeçe, duke i filluar problemet e menopauzës mendojnë se nuk do të kenë  probleme dhe e neglizhojnë  të shkuarën tek mjeku.

Ndoshta kanë më shumë  informacion për kancerin e gjirit dhe vijnë  për të  bërë  kontrolle për të.

Do ishte shumë mirë nëse testi i HPV-së do të futej në listën e testeve të Chek UP-it, në një farë  mënyre gratë “detyrohen” që  ta kryejnë këtë  test. Nëse testi bëhet në qendrën tonë gratë  vijnë  që ta kryejnë  atë, por nëse i thua që do shkosh në martenitet vihet re një  ngurrim nga ana e tyre”- tregon Dr.Mira Hyseni. Sa më herët femrat të kryejnë mardhënie seksuale dhe sa më shumë partnerë të kenë, aq më e lartë  është  mundësia që të infektohen me HPV dhe po e lartë  është  mundësia që të zhvillohet kanceri i qafës së mitrës. Ndodh kur një femër nuk kryen asnjëherë kontroll tek një mjek gjinekolog. Një mjeku gjinekolog duhet ti drejtohesh tre vite pas kontaktit të parë seksual.

“Më përpara ka qenë që pas moshës 35 vjeç por, algoritmat e ndryshëm që rekomandojnë tani shoqatat që ndjekin patolgjitë e qafës së mitrës është që femra duhet të bëjë një kontrroll tek mjeku gjinekolog 3 vite pas kontaktit të parë seksual. Nuk është më kaq e ndarë kjo pjesa e moshës por është më shumë e lidhur me raportin seksual. Është vënë re që të rinjtë këtë raport po e nisin shumë herët dhe është mosha që gabon më shumë, është mosha që eksperimentojnë me shumë partnerë seksual. Nëse aktin e parë e ka patur në moshën 15-16 vjeç dhe depistimin ja lë për në moshën 35 vjeç, kur ka kaluar shumë kohë. Dhe kur kalon kaq shumë kohë, kanceri ka rrezik të kapet në një fazë të avancuar.

  • Përveç kontaktit të pare seksual janë edhe disa faktorë të tjerë risku ku përmendim :
  • Trashëgiminë në familje
  • Parterët ose familjarët me sëmundje seksualisht të transmtueshme

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here