Mjekët, peticion kundër mbylljes së Urgjencës së Tiranës: Duan të ndërtojnë pallat

Mjekët e Urgjencës së Tiranës kanë zhvilluar sot një protestë kundër prishjes së Urgjencës. Ata kanë firmosur një peticion që ia kanë dërguar Kryeministrit, Kuvendit dhe Ministrit të Shëndetësisë, për të kundërshtuar mbylljen e Urgjencës së Tiranës.

urgjenceSipas mjekëve, shërbimi i Urgjencës po shkrihet me qëllim që toka të shfrytëzohet për të ndërtuar një pallat.

“Do ta shkrijnë institucionin, na e komunikuan verbalisht. Na kanë shpërndarë në 3 spitalet terciare. Ne jemi mjekë familje patologë, nuk jemi për spital terciar. Shkrihet shërbimi, që toka të shfrytëzohet për pallat. Shërbimin duan t’ia japin me koncesion një kompanie. Jemi me 10-30 vjet përvojë, po na largojnë nga puna. Në 2 vitet e fundit në Urgjencën e Tiranës, nuk ka pasur asnjë investim. Gjysma e automjeteve janë jashtë funksionit. Degradimi i urgjencës është bërë me qëllim shkrirjen e saj.”- shprehen mjekët për mediat, ndërsa paralajmërojnë se do të futen në grevë urie, në rast se Ministria e Shëndetësisë nuk tërhiqet nga vendimi për të shkrirë Urgjencën e Tiranës.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë