Mjekët, protestë kundër dhunës. Një ditë më parë u keqtrajtua mjeku nga Lezha

Pas një incidenti të ndodhur një ditë më parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku një mjek është dhunuar fizikisht, mjekë të njohur të këtij spitali kanë protestuar kundër dhunës së ushtruar ndaj mjekëve.

Në shenjë solidariteti ndaj mjekut Zef Doda kolegët e tij dhe stafi i spitalit kanë kërkuar që ngjarje të tilla të dënohen e të mos ndodhin më. Madje ata kërkojnë që brenda ambienteve të spitalit të ketë prezencë të policisë.

Mjeku Zef Doda u godit brenda ambienteve të spitalit të Lezhës nga një pacient. Mjeku ka pësuar fraktura në fytyrë dhe i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë