Mjekët që ofrojnë shërbim në spitalet rajonale, 2.5 milionë lekë bonus

Këshilli i Ministrave vendosi të akordojë një bonus prej 250 000 lekësh përveç pagës për të gjithë ata mjekë të cilët do të japin shërbimet e tyre në spitalet rajonale.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave.

Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus deri në 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj. Vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky bonus, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, trajtohet sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, të ndryshuar.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila shprehet se, “Qeveria ka vendosur sot vijimin e financimit për Programin e mbështetjes me bonusin 2.5 milionë lekë mbi pagën, për mjekët specialistë, që ofrojnë shërbim në spitalet rajonale apo bashkiake ku ka nevojë për shërbime të specializuara.

Deri tani 23 mjekë specialistë kanë përfituar nga incentiva financiare e qeverisë për mbështetjen e mjekëve specialistë”.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik