Mjekët që punojnë larg vendbanimit, 100 mijë lekë/muaj shtesë

Qeveria parashikon një shtesë page mujore me 100.000 lekë për mjekët specialistë që do të pranojnë të punojnë larg vendbanimeve të tyre. Vendimi stimulon bluzat e bardha të punojnë në spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore ku ka mungesa të mjekëve specialistë.

ramaKryeministria Rama, në një konferencë për shtyp dje tha:

“Dua të theksoj që qeveria vendosi dje dhe kjo është shumë e rëndësishme që të ofrojë një shpërblim shtesë prej 100 mijë lekësh në muaj për çdo mjek që vendos të ushtrojë profesionin e tij larg vendbanimit, sepse kemi një problem të madh, të mungesës së mjekëve në shumë zona, madje edhe në spitale rajonale ku ka mungesë specialistësh.

Për të gjithë ata që do të jenë të gatshëm të marrin përsipër detyrën larg vendbanimit të tyre, çdo muaj nga 100 mijë lekë shtesë, jo të vjetra, të kuptohemi”.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik