Mjekët sërish në protestë: Të ndalojë dhuna ndaj nesh

Denisa Canameti

“Mjekët janë pasuria e një kombi. Megjithatë, figura e mjekut po cenohet, denigrohet. Ne nuk dalim për testimin, por dalim kundër dhunës që po na bëhet”. Kështu u shpreh Mehdi Alimehmeti, shefi i Shërbimit të Laboratorit të Anatomisë Patologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa mjekët, ashtu siç u premtua edhe ditën e enjte, janë sërish në protestë.

Greva e mjekëve tek materniteti "Koço Gliozheni"

Greva e mjekëve tek materniteti “Koço Gliozheni”

Duke iu referuar edhe abuzimit të bërë nga media, mjekët thanë se njerëzit nuk mund të hedhin poshtë gjithë punën e mjekëve dhe të harrojnë se për çdo hall e problem që kanë, ata sërish janë në duart e tyre, lënë jetën në duart e tyre dhe jetën e fëmijëve të tyre në duart e tyre. “Pse nuk cenohet figura e Robert Ndrenikës?” u shpreh një nga mjekët. “Sepse është një pasuri kombëtare. Të tillë janë edhe mjekët!”

Postime të ngjashme

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies