Mjekët specializantë protestojnë në QSUT: Ndihemi të kërcënuar

Mjekët specializantë kanë protestuar ditën e sotme para QSUT-së, pas dhunës që u ushtrua disa ditë më parë ndaj koleges së tyre.

Mjekët e rinj kanë deklaruar se ndihen të kërcënuar për jetën dhe në presion gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Ata kanë kërkuar siguri fizike në punën e tyre.

“Doktoresha ka qenë në shërbim dhe në orarin e punës dhe duke komunikuar vendimin e qeverisë se ditën e mërkurë të gjithë pacientët e të gjitha urgjencave do të kalojnë në spital “Shefqet Ndroqi”. Është një vendim i shpallur para disa kohësh nga qeveria të cilët ne jemi të detyruar ta zbatojmë. Kjo mjaftoi që kolegia jonë të vihet përpara situate dhune përpara pacientit dhe familajrëve të pacientit që e shoqërojnë. Kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme” tregon një prej përfaqësueseve në protestë.

Sipas mjekëve specializantë të QSUT, dhuna e ushtruar ndaj tyre në vendin e punës është një ndër faktorët që po i detyron ata të largohen nga vendi.

“E para fare është siguria për jetën tonë. Të jesh i kërcënuar për jetën në vendin e punës të bën të kërkosh azil politik”, tha një prej të rinjve.

Më datë 7 mars në QSUT u dhunua mjekja specializante e Kirurgjisë V.Z. gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë që në qytetin e Lezhës u godit në fytyrë mjeku Zef Doda nga një 24-vjeçar, duke i shkaktuar thyerje të kockave.

Duke marrë parasysh këto raste, mjekët e rinj kanë deklaruar për mediat se ndihen të kërcënuar për jetën dhe në presion gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Ata kanë kërkuar siguri fizike në punën e tyre dhe angazhim të Policisë së Shtetit për t’i mbrojtur.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik