Mjekët specializantë protestojnë në QSUT, reagon Manastirliu

Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme në QSUT nga mjekët specializantë, ka ardhur edhe reagimi nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në një njoftim për shtyp, ministrja tregon se e mbështet plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës.

“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!”, deklaron ministrja Manastirliu.

Muajin e kaluar është dhunuar një mjek i Urgjencës së Infektivit nga familjarët e një pacienti. Gazeta Shëndeti ka mësuar se, agresori i mjekut G.S, I kapur para një jave në tentativë arratisje jashtë vendit, pasi ishte shpallur person në kërkim për “goditje për shkak të detyrës”, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me arrest shtëpie, për rrjedhojë lirim nga ambientet e paraburgimit.

Duket se agresorët jo vetëm që nuk po marrin dënime shembullore, por me masa të tilla nga gjykatat e vendit, po “inkurajohen” për përsëritjen e rasteve.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak