Mjekët të rinj, me sytë drejt Gjermanisë

Vetëm para disa numrash gazeta “Shëndet+” solli në vëmendje prirjen që kanë mjekët dhe infermierët e rinj shqiptarë për të shkuar drejt Gjermanisë. Presidenti i Urdhrit të Infermierit në një intervistë me lexuesin e gazetës “Shëndet+” e lidh këtë me politikat e gabuara shëndetësore përveç faktit që
doktor 3niveli i papunësisë është rritur. Mjeku Petrit Vargu njihet për komentet që i bën problemeve të ndryshme të shëndetësisë. Edhe kjo problematikë nuk ka kaluar pa u komentuar prej tij, duke shprehur keqardhje për këtë situatë të krijuar.

“Është e trishtueshme kur shoh në spital shumicën e mjekëve të rinj, që në kohën e lirë mësojnë intensivisht gjermanisht, pasi mezi presin orën që ta ndiejnë veten të aftë për të dhënë provimin në Gjermani dhe për të filluar atje punën si mjek. Ata ndjehen të pasigurtë në këtë sistem shëndetësor.

“U është vrarë shpresa dhe ndjehen të parealizuar nga ana profesionale, ku si pasojë e një organizimi të mbrapshtë, ata janë thjesht potenciale të pa shfrytëzuara dhe të përdorur nga eprorët e tyre.

“Ata nuk janë servilë që t’i qurraviten politikës dhe të kërkojnë takim tek këshilltarët apo sekretaret e kupolës për t’i mbushur mendjen që janë drejtues adapte të X shërbimi shëndetësor.

“Jo, ata janë thjesht njerëz të aftë dhe me dinjitet që si përul dot as me testime dhe as me presione dhe aftësinë e tyre e tregojnë në shtetin më të përparuar të Europës që i respekton më tepër sesa drejtuesit e shtetit shqiptar.

“Çdo gjë po degjenerohet dita-ditës. Të gjithë në shëndetësi kanë humbur shpresat. Deri kur kështu?”

Me këtë pyetje e mbyll Vargu komentin e tij./ D.Canameti

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi