Mjekët thirrje nga QSUT: Mos përhapni panik tek pacientët (Video)

Stafi i shërbimit onkologjik në QSUT ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të bërë thirrje që mos të përhapen lajme të rreme në lidhje me mungesën e një kimiopreparati për pacientet me kancer gjiri.

Ky reagim ka ardhur pas deklaratës së bërë nga deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, e cila në një dalje për mediat nga oborri i QSUT-së akuzoi se ka mungesë të herceptinës për pacientet me kancer.

Bluzat e bardha e mohojnë këtë deklaratë të deputetes, ndërkohë që kërkojnë që mos të politizohen sëmundjet.

Deklarata e mjekëve të QSUT:

“Stafi i shërbimit onkologjik dhe drejtoria e QSUT ndihen shumë të çuditur dhe të prekur nga një deklaratë e pavërtetë mbi trajtimin me herceptinë të pacienteve me kancer gjiri. Sqarojmë se në sajë të mbështetjes së q everisë shqiptare, gjatë gjithë këtij viti shërbimi onkologjik është furnizuar rregullisht me këtë medikament, në të dyja format e dozimit, venoze dhe subkutane. Vetëm sot janë trajtuar 27 persona. I ftojmë deputetët dhe të gjithë personat e tjerë të mos përhapin lajme të rreme duke krijuar panik të panevojshëm tek pacientët. Dezinformimi nuk ndihmon askënd, as më pak këta pacientë, që edhe pa të tilla deklarata të pavërteta, janë mjaft të ngarkuar për shkak të kësaj sëmundjeje. Deputetët e interesuar mjafton të kërkonin informacion në QSUT. Të mos politizohen sëmundjet.

Më herët, deputetja demokrate Orjola Pampuri tha:

“Në korridoret e spitalit ku presin pacientët, mungon kimiopreparati. Kjo përkeqëson gjendjen e tyre dhe nxit kaos në marrëdhënien mjek-pacient. Seancat janë të rëndësishme, këta pacientë mund të marrin një kurë sipas fatit. Të tjerët presin me muaj. Ky është mashtrimi i radhës me herceptinën.”

 

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca