Shifrat më të fundit për kancerin e prostatës janë shokuese: ai ka kaluar zyrtarisht kancerin e gjirit, si kanceri më i diagnostikuar në Angli, sipas shifrave të NHS. Këto shifra tregojnë një rritje masive prej 25 për qind të meshkujve, që vuajnë nga kjo sëmundje në katër vitet e fundit (2019 deri në 2023). Çdo vit, më shumë se 50,000 burra në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen me kancer të prostatës. Rreth 12,000 jetë humbasin çdo vit nga kjo sëmundje.
-Ndërgjegjësimi:meshkujt janë ndërgjegjësuar për rrezikun, dhe bëjnë test gjaku.
-Një arsye tjetër për rritjen e shifrave është se burrat po jetojnë më gjatë.
Kanceri i prostatës zakonisht diagnostikohet te burrat e moshës 75 deri në 79 vjeç, sipas Cancer Research UK. Diku te 80 për qind e burrave në të 80-at kanë këtë sëmundje, megjithatë shumica nuk kanë nevojë për trajtim.
Por, ka edhe faktorë që po ndikojnë në rritjen alarmante të rasteve, në 50-at e tyre dhe madje edhe tek më të rinjtë, thonë ekspertët.
Obeziteti është i njohur në nxitjen e agresivitetit të kancerit të prostatës.
‘Ka teori të ndryshme përse obeziteti e bën kancerin e prostatës më vdekjeprurës. Njëra është që sasia e tepërt e indeve të dhjamit mund të shkaktojë inflamacion kronik, duke krijuar një mjedis që promovon zhvillimin e qelizave të kancerit. Qelizat e dhjamit sekretrojnë proteina (si leptin dhe IGF), të cilat janë lidhur me rritjen e qelizave dhe kancerin. Dy të tretat e burrave në Angli (67 për qind) klasifikohen si ‘mbipeshë’ (BMI mbi 25) ose obezë (BMI mbi 30) – në vitin 2010 ishte 41 për qind. Dhe nuk është vetëm sa hamë, por gjithashtu çfarë hamë që po nxit rritjen e vdekjeve nga kanceri i prostatës”, sipas Profesorit Chris Eden, një urologist në Spitalin London Bridge në Londër.
‘Shumë studime kanë treguar lidhjen e qartë midis ngrënies së një diete me yndyrë të ngopur dhe rrezikut të rritur për të vdekur nga kanceri i prostatës,’ thotë ai. ‘Ne ende nuk e kuptojmë mekanizmin e saktë përse kjo nxit ndryshimet kancerogjene në prostatë.’
Cancer Research UK (CRUK) thotë se konsumimi i rregullt i qumështit dhe produkteve të kafshëve është i lidhur me nivele më të larta të IGF-1, një hormon i lidhur me zhvillimin dhe përparimin e qelizave të kancerit. Duke evituar ushqimet e ultra-përpunuara, të cilat përmbajnë nivele të larta të kripës, sheqerit dhe yndyrave të ngopura që kontribuojnë në obezitet, është zgjidhja më e mirë.
Hulumtimet gjithashtu sugjerojnëde dieta mesdhetare, e pasur me fruta, arra dhe perime, mund të ketë një efekt mbrojtës kundër kancerit të prostatës. Mendohet se antioksidantët që ato përmbajnë mund të ndihmojnë në pastrimin e radikalëve të lira (molekula të paqëndrueshme që dëmtojnë ADN-në e qelizave).
Përkatësisht, antioksidanti likopen – te domatet e gatuara ose të përpunuara ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit të prostatës.
Megjithatë, shumica e burrave britanikë nuk arrijnë të marrin pesë racione të perimeve dhe frutave në ditë: një studim i botuar në revistën Nutrients në vitin 2020 zbuloi se gjysma e burrave të anketuar anglezë hëngrën më pak se tre racione fruta dhe perime në ditë, tek grupmosha e të rinjve ( 18 deri 24 vjeç)kunsumi ishte më i ulët. Ndotja e ajrit është gjithashtu e lidhur me rrezikun e rritur të kancerit të prostatës.
Një studim i ri publikuar në revistën Environmental Research, që ndoqi 200,000 burra të shëndetshëm për dhjetë vjet, gjeti se ata që ishin të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të ndotjes së ajrit kishin më shumë mundësi të zhvillonin këtë sëmundje. Ekspozimi ndaj disa ndotësve – përfshirë oksidin e azotit, benzenin dhe grimcat e materies nga gazrat e shkarkuar – ishte më i rrezikshmi, sipas studimit, i cili shqyrtoi të dhënat nga UK Biobank (një burim kërkimor me 500,000 britanikë).
‘Ne e dimë që ndotja e ajrit është një kancerogjen, veçanërisht kancerin e mushkërive dhe prostatës,’ thonë ekspertët/Përshtatur nga Daily Mail