‘Mjekim të pakujdesshëm’ të miturës, 4 vite burg mjekes

Prokuroria e Beratit kërkon 4 vite burg për mjeken pediatre Shpresa Karkanjozi. Mjekja akuzohet për “mjekim të pakujdesshëm” që solli vdekjen e 3-vjeçares I. Dërrasa.

‘BalkanWeb’ raporton se vogëlushja ishte e shtruar në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gjeti edhe vdekjen në 23 janar 2017. Menjëherë pas vdekjes së vogëlushes, prindërit e saj akuzuan mjeken, duke pretenduar se vajza kishte vdekur nga një reaksion nga mjekimet që i hidheshin në serum.

Çështja penale në ngarkim të mjekes Shpresa Karkanjozi ka 8 muaj që po hetohet në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, ku pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve dhe ekzaminimit të raporteve të ekspertëve të mjekësisë ligjore, është kërkuar sot nga organi i akuzës dënimi me 4 vite burgim për mjeken dhe tashmë gjithçka ngelet në dorë të Gjykatës.

3-vjeçarja I. Dërrasa ishte e shtruar prej 5 ditësh në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, për shkak të virozëve, por pas reaksionit të shkaktuar pas një serumi të marrë kaloi në gjendje kolapsi dhe për pasojë gjeti vdekjen në 23 Janar 2017.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet