Mjekimi për tumoret, QSUT: Fondi i barnave i pamjaftueshëm

agim-sallalu

Edlira Sulejmani

Edhe pse fondi për citostatikët që trajtojnë sëmundjet tumoriale është rritur këtë vit deri në 6,5 milionë euro, mjekët thonë se ai është i pamjaftueshëm për të plotësuar të gjtiha nevojat e pacientëve që vuajnë nga tumoret. Ndërkohë që problematike në sistemin tonë shëndetsor sipas mjekëve onkologë është mungesa e aparaturave të cilat nuk i përgjigjen nevojave të pacientëve, numri i të cilëve po vjen drejt rritjes.
”Sipas kalkulimeve ne na duhet që për një trajtim bazë korrektë ne na duhet 13 milionë euro buxhet vetëm për preparatet. Normalisht duhet të trajtohen me radio terapi rreth 3500-4000 mijë pacientë. Në qoftë se një makinë trajton rreth 500 pacientë, ne kemi nevojë per 8 aparatuara radioterepie ku kemi në dispozicion vetëm 4.”tha Agim Sallaku, shef i repartit të onkologjikut në QSUT.
Ndërkaq mjekët thonë se është e nevojshme që të ngrihetn struktura shëndetsore që diagnostikojnë dhe trajtojnë tumoret e ndryshme edhe në rrethe, pasi Tirana është e vetmja qendër që përballet me këta pacientë.
”Gjithcka është e grumbulluar në Tiranë, dhe mund të themi se zona te tëra janë të pambuluara kujdesi për kancerin dhe sigurisht suporti i fuqishëm financiar per ivonacionin kërkimin klinik në Onkologji.”tha Agim Sallaku, shef i repartit të onkologjikut në QSUT.
Këto deklarata u bënë gjatë një konference kombëtare, ku mjekë onkologë por edhe  nga fusha të tjera të shëndetsisë kanë shprehur mendime rreth ecurisë së sëmundjve tumoriale në vend dhe risive në diagnostikim dhe trajtim në vendin tonë.

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë