Mjekja Brati, dallimet mes COVID – 19 dhe rrufës së zakonshme

Bisedoi: Klevisa GJIKA

Simptomat e rrufës dhe koronavirusit po ngatërrohen shumë gjatë kësaj periudhe. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, mjekja mikrobiologe Blerta Brati tregon se cilat janë specifikat e tyre dhe si mund t’i dallojmë ato nga njëra – tjetra.

Dallimet mes shenjave të covid -19 dhe gripit të zakonshëm:

Temperaturë ka në të dy rastet. Secila ka specifikat e veta.

  1. Rrufa në moshat e reja bën ciklin e vet deri në 38-38.5 gradë C me sekrecione, kolle, rrjedhje hundësh, por me paractamol ose ibuprofen, me lëngje ecën shumë mirë dhe ska problem.
  2. Te covid – i është një temperaturë që fillon papritur, është një lodhje trupore që nuk i jep shkak, është një kollë që vjen e thatë. Krahas tamponit, bëhet edhe një skaner i mushkërive për të parë ndryshimet nga herët e tjera.
  3. Në të dyja rastet mund të kemi diarre, por diarreja nuk është prezente gjithmonë në covid dhe gjithmonë në të gjitha moshat, por nuk përjashtohet si simptomë.
  4. Dhimbja muskulore është më shumë e shprehur te covid – i, sepse një person me rrufë ka infeksione të traktit të sipërm respirator, ndryshe nga covid që përfshin edhe traktin e poshtëm respirator. Trakti i sipërm është i populluar nga mikroorganizma.

Nisur nga situata në të cilën gjendemi, mjekja sugjeron:

– Të moshuarit të dalin me orare

– Supermarketet të hapen me orare të ndryhshme, të kishim një grafik

– Kafet të mos hapen të gjitha njëkohësisht

– Jo takime, grumbullime në ritet fetare, koncertet

– Respektimi i radhës

– Duhet të hiqen vizitat familjare

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet