Mjekja Brati: Dëgjoni profesionistët apolitikë, virusi ka pësuar mutacion

Bisedoi: Klevisa GJIKA

Qarkullimi i virusit nga njëri cep i globit në tjetrin është shoqëruar me mutacion të covid – 19 në vende të ndryshme. Koronavirusi është i ndryshëm nga një popullsi në tjetrën pohon mjekja mikrobiologe Blerta Brati, mirëpo sipas saj e rëndësishme është të merret informacioni i duhur nga njerëzit e duhur.

“Dëgjoni vetëm profesionistët apolitikë. Njerëzit duhet t’i referohen burimeve zyrtare sepse janë më të sakta. Nuk duhet të shpërqendrohen me lexime në internet. Vetëm kompetentët mund të kishin dhënë vlerësime dhe këshilla të sakta sepse është e rëndësishme dhe ruajtja e shëndetit mendor”.

“Virusi që qarkullon në Europë dhe Amerikë është ndryshe nga ai i Kinës. Ka pësuar mutacion. Viruset me ARN janë mikroorganizma mikroqelizore, që kanë tendencë nga një popullatë në tjetrën, nga një stinë në tjetrën të pësojnë mutacione. Kjo ndryshon transmetimin, virulencën, mund të sjellë sjellje të ndryshme. Masat u ulën tek ne sepse nuk mund të pengohet lëvizja e lirë, ekonomia”, shton mjekja.

Brati apelon të bëhet kujdes sepse në munaj në vazhdim edhe mund të ketë ndërthurje me gripin apo sëmundje të tjera stinore.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet