Mjekja durrsake aksidentohet në autostradë: Noizy i jep ndihmën e parë

Mjekja pediatre Vera Koço është përfshirë në një aksident rrugor, së bashku me familjen e saj në orët e para të mëngjesit të sotëm.

vera-koco

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të Maminasit, në orën 05 e 20 minuta, kur makina në të cilën ndodhej familja nga Durrësi, i ka rënë nga pas një kamioni.

“DurrësLajm” mëson se nga aksidenti, mjekja e cila sapo ka dalë në pension, ka pësuar frakturë në një këmbë, ndërsa familjarët e saj kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Pas aksidentit, ndihmën e parë në rrugë mësohet se mjekes ia ka dhënë këngëtari i famshëm Noizy, i cili teksa ka qenë duke kaluar aty rastësisht, ka ndalur makinën dhe ka ndihmuar të aksidentuarit.

Mjekja, gjatë transportit në spital, pohoi se ndihma iu dha nga këngëtari i cili kishte bërë të pamundurën për t’i ndihmuar.

Fatmirësisht, të gjithë familjarët e aksidentuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO