Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zgjedhur si mjeke të muajit dr. Lavdie Duqi (Aniaj). Ajo i ka shërbyer prej 30 vitesh me përkushtim pacientëve në spitalin e Vlorës.
Mjekja ka punuar vullnetarisht edhe në zonën e Fier-Lushnjës, ku ka kryer depistime në terren, duke zbuluar dhjetëra pacientë me talasemi, të cilët më pas kanë marrë trajtimin e nevojshëm në kohë./Shendeti.com.al


