Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit

Dr. Megi Lekbello, mjeke endokrinologe, ka folur për rastet kur kirurgjia bariatrike mund të merret në konsideratë si një alternativë për trajtimin e obezitetit, në ciklin e podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”.

Sipas saj, kirurgjia bariatrike mund të shqyrtohet në rastet kur ndryshimi i stilit të jetesës dhe trajtimi medikamentoz nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.

“Nëse dështon stili i jetesës, nëse dështon edhe përdorimi i medikamenteve që shërbejnë për obezitetin, atëherë mund të mendohet për kirurgjinë bariatrike”, u shpreh Lekbello.

Mjekja shpjegoi se kirurgjia bariatrike është një ndërhyrje invazive dhe përfshin disa teknika. Ndër format kryesore ajo përmendi procedurat restriktive, si gastrektomia “sleeve”, e cila redukton madhësinë e stomakut dhe ndihmon në krijimin e ndjesisë së ngopjes me sasi më të vogla ushqimi.

Një tjetër kategori është ajo malabsorbtive, ku përveç ndërhyrjes në stomak modifikohet edhe një pjesë e zorrës, duke ndikuar në përthithjen e ushqyesve.

Sipas Dr. Lekbellos, këto ndërhyrje përdoren kryesisht te pacientët me obezitet të gradës së tretë, me BMI mbi 40, ose te personat me BMI mbi 35 që kanë edhe sëmundje shoqëruese të lidhura me obezitetin.

Mjekja thekson se vendimi për kirurgjinë bariatrike duhet të merret pas vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit dhe si pjesë e një qasjeje të personalizuar për trajtimin e obezitetit.

Postime të ngjashme

Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Studim i ri: Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë