Nga mjekja pediatre Zerina Sheme
Këshilla rreth ajrit të kondicionuar tek fëmijët.
Nëse përdoret në mënyrë korrekte, kondicioneri nuk i bën keq as të porsalindurve dhe as fëmijëve më të rritur.
I ndihmon të rregullojnë temperaturën e trupit duke evituar ftohjen ose mbinxehjen. Kështu temperatura e ambientit ku ata qendrojnë duhet të jetë rreth 24-27 °C.
Përdorni pajisje për rregullimin e lagështisë së ajrit e cila duhet të jetë në parametrat rreth 50-55% .
Kjo gjë ndihmon në komfortin e rrugëve të frymëmarrjes.
Këshilla
Nje fëmijë nuk duhet të ekspozohet në ajrin e drejtpërdrejtë të kondicionerit!
Ajroseni dhomën për pak minuta në intervale çdo 2-3 orë!
Shmangni ndryshimet e mëdha dhe të menjehershme të temperaturave!
Nese jeni duke udhëtuar me makinë, fikni ajrin e kondicionuar pak para se të zbrisni !
Mos harroni edhe mirëmbajtjen e filtrave të ajrit.
Ato mund të bëhen burim infeksionesh nëse nuk pastrohen.
Persa i përket gjatë natës, kondicioneri fiket.
