Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit

Shumë të rinj, veçanërisht të ardhurit nga rrethet, për të studiuar në Tiranë, iu duhet të punojnë, për të përballuar qiranë, shkollën, ushqimin dhe veshjet.

Por të ndodhur nën këtë trysni të përditshme, ata përpiqen të mbajnë lart përqendrimin në shkollë dhe punë.

Valentina Asabella, Mjeke Psikiatre thotë për TCH: “Në fakt vërej tek moshat mbi 18 vjeç, studentë, që tregojnë se për të përballuar edhe shkollën edhe punën, fillojnë të konsumojnë shumë kafe, shumë pije energjike, ka raste edhe 6 kanaçe ne ditë. Kur këto nuk ia japin më energjinë që u duhet, nisin konsumimin e hashashit, apo edhe drogave të tjera. Punojnë në restorante që mbyllen vonë, në call center-a, pube. Ka raste kur edhe bëjmë debat me ta, pasi kërkojnë të na bindin ne specialistëve, që drogat janë rezultative.

Këmbëngulin që edhe ne ta normalizojmë përdorimin e tyre. Dua të përqëndrohem për diplomën, apo për sezon provimesh, thonë. Lexojnë në internet për marijuanën  për qëllime mjekësore, që në fakt nuk ka lidhje, me atë që shitet në mënyrë të jashtëligjshme. Ka që bëjnë edhe 48 orë pa gjumë, fillojnë të ndihen të këputur, të shpërqëndruar, kanë probleme me kujtesën, truri është i mbingarkuar dhe i pashlodhur. Çrregullimet e ankthit janë më e pakta. Ne iu themi që droga mund të japë rezultate fillimisht, por iu hap rrugën problemeve të shëndetit mendor deri tek psikozat.”

Ndryshimet fizike dhe psikologjike që shkaktojnë drogat?

Tek përdoruesit e kanabisit vihen re këto ndryshime, si: skuqje të syve, paranoja, humbje të oreksit, reagim të vonuar, vështirësi në përqendrim, kujtesë e dobët.

Tek përdoruesit e qetësuesve (valium, xanax, librium,etj) vihen re shenja të përgjumjes, vështirësi në të folur, konfuzion, depresion, probleme me kujtesën, marramendje, si dhe rrahje të ngadalta të zemrës.

Kokaina dhe stimulantë të tjerë (metamfetaminat) vihen re këto ndryshime: eufori, e folur e shpejtë, rrahje të shpeshta zemre, pagjumësi, humbje në peshë, paranojë, nervozizëm.

Haluçinogjenët (PCP, LSD)  tek përdoruesit e këtyre drogave shihet: eufori, rrahje të shpejta të zemrës, perceptim i reduktuar i realitetit, iluzione, depresion, sjellje e dhunshme.

Opioidet (heroina, morfina, kodeina, metadoni) japin një ndjenjë qetësie, frymëmarrje të ngadalësuar, kapsllëk, depresion. Kur droga injektohet në vena, vihen re edhe shpimet e bëra.

Postime të ngjashme

Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni