Mjekja psikiatre: Vrasja e efektivit të FNSH-së mund të ishte shmangur

Vrasja e efektivit të FNSH-së mund të ishte shmangur, nëse do të ishte thirrur një mjek psikiatër për të folur me autorin para se të ndërhyhej për ta arrestuar. Kështu shprehet drejtoresha e spitalit psikiatrik të Shkodrës, Valdete Hoxha.

Ajo bën me dije se autori Ruzhdi Arishta ishte shtruar për herë të fundit në spitalin psikiatrik të Shkodrës, 27 vjet më parë. Ajo e mohon faktin se Arishta ishte një i sëmurë mendor që përbënte rrezikshmëri për të tjerët.

Mjekja Valdete Hoxha

Mjekja Valdete Hoxha

“Ruzhdi Arishta njihet si i sëmurë mendor prej vitesh. Ka shumë vite që nuk është shtruar në spital. Më tepër është ndjekur ambulatorisht. Është paraqitur vetëm për kontrolle kempesh dhe në rastet kur ka pasur nevojë për vizita psikiatrike, kur donte të shtonte një medikament. Ishte një i sëmurë i qetë, pasiv dhe psikotik, dhe shpesh i fshihte të gjithë simtomat e tij.  I sëmuri me depresion nuk paraqet rrezikshmëri për të tjerët, më shumë për veten. U habita kur dëgjova se Ruzhdi Arishta kreu vrasje të tillë”.

Përshkallëzimi i ngjares me ekzekutimin e efektivit të FNSH-së Simon Gjeta dhe më pas vrasjen e këtij të fundit, mjekia psikologe thotë se e gjitha  mund të ishte shmangur nëse do ishte kërkuar ndihma e një specialisti të spitalit.

Valdete Hoxha: “Nëse do të isha në Shkodër do të shkoja dhe Ruzhdia s’do të arrinte të shkonte deri aty sa të vriste efektivin. Komunikimi me të ndoshta do ta zbuste dhe atë kundërveprim. Ishte gjithmonë i heshtur, i qetë. Më ka ardhur shumë çudi e shumë keq për ngjarjen.”

56-vjeçari Ruzhdi Arishta paraqitej pranë spitalit psikiatrik të Shkodrës çdo 6 muaj për kontrollet e kempit. Edhe pse bluzat e bardha i kanë kërkuar të qëndrojë i shtruar ai nuk ka pranuar. Shtetasi në fjalë pasdrekën e datës 3 tetor plagosi me armë zjarri fqinjin e tij 21-vjeçar Besar Sherbela dhe la të vdekur pak orë më vonë efektivin e FNSH-së së Shkodrës Simon Gjetën, i cili kishte shkuar të kryente arrestimin e tij së bashku me një grup efektivësh./ Ora News

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen