Mjeku Alimehmeti: Jemi pranë pikut, arsyet pse epidemia u shfaq më butë tek ne

Në një lidhje ‘live’ me Ilva Now mjeku Ilir Alimehmeti tha se nisur nga ecuria e deritanishme e virusit COVID-19 në vendin tonë duket se jemi duke hyrë në platonë e kurbës, por kjo sipas tij nuk do të thotë se do të kemi një rënie të menjëhershme.

Ai theksoi se masat kufizuese tek ne u morën në kohë rekord dhe ky është një nga faktorët kryesorë pse epidemia tek ne u shfaq më butë, por ekzistojnë edhe hipteza sipas të cilave njerëzit në vende si Shqipëria janë pak më imunë.

“Nëse mund t’i themi plato kësja tonës. Rritja jonë ka qenë lineare. Në nuk patëm asnjëherë një rritje rastesh me COVVID-19. Kanë qenë të njëjtat shifra pothuajse çdo ditë. 20 raste në ditë si mesatare nuk është ndonjë shifër shqetësuese. Tek ne epidemia është shfaqur më butë. Qëndrojë disa hipoteza që thonë se njerëzit në vende si Shqipëria janë pak më imunë. Megjithatë masat tek ne ishin shmë më shpejt në kohë në krahasim me Italinë. Kjo mund të ketë dhënë efktin e rafshimit të kurbës”, tha mjeku.

Mjeku Alimehmeti pohoi faktin se rritja e temperaturave, ashtu siç pritej dhe siç është vërtetuar nga studime të ndryshme do të sjellë zbutjen e virusit, por kurrsesi zhdukjen e tij.

“Pandemia nuk do të përfundojë, nuk është këtu për t’u zhdukur, gjithmonë do ketë një vatër gjallë. Sars u zhduk për një arsye, se ishin gjithsej 8 mijë vetë të infektuar, ndrësa më COVID janë mbi 1 mln të infektuar, Do bashkëjetojmë me të, do e kuptojmë çdo ditë më shumë, në pritje të vaksinës”, tha ai.

I pyetur lidhur me masat e para liruese që duhen marrë kur të dalim nga gjendja e pandemisë, z. Alimehmeti theksoi faktin se me rëndësi është që të mos kuptohej se kjo hapje nuk është një çelës dritash.

“Duhet të vijë shumë ngadalë, duke i dhënë kohë që të kuptohet nëse këto lehtësime janë OK, a duhen shtuar të tjera. E para ekspozimi i njerëzve më aktivë nga ana imunitare, nuk mund të bëhet hapja duke nisur nga moshat e vjetra. Hapja më shumë e orareve të lëvizjeve. Hapja e disa aktiviteteve jopublike. Baret, restorantet etj., paraqesin ende risk”, tha z.Alimehmeti.

Burimi: Euronews

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)