Mjeku Arben Beqiri padit ministren e Shëndetësisë dhe rektorin e Mjekësisë

Jam këtu si qytetar dhe kërkoj mbrojtjen e ligjit, aspak për interesat e mia personale. Do t’i shkoj çështjes deri në fund, këtu ka një konflikt të pastër interesi. Kjo është vënë re nga i gjithë stafi akademik”.

Profesor Arben Beqiri, një nga kirurgët më të mirë në vend për sëmundjet e brendshme ka hedhur në gjyq si ministrinë e Shëndetësisë dhe rektorin e Universitetit të Mjekësisë, profesor Arben Gjatën, kirurg i njohur por që prej vitesh ushtron me kohë të plotë punën e rektorit.

Beqiri pretendon se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin duke i dhënë rektorit të Universitetit të Mjeksisë edhe një post të dytë, drejtimin e shërbimit të kirurgjisë në QSUT, një pozicion kyç që kërkon angazhim me kohë të plotë.

Në gjykatë është paraqitur vetëm doktor Arben Beqiri, ndërsa kundërshtari i tij, z. Gjata është përfaqësuar nga avokati i tij. Beqiri shprehet se do t’i shkojë çështjes deri në fund dhe se pret që gjykata të japë drejtësi.

Nga 48 shërbime që numëron Spitali Universitar “Nënë Tereza” vetëm 32 prej tyre kanë të zyrtarizuar shefin e ri të shërbimit. Një pjesë e kandidatëve kanë hapur procese gjyqësore si ndaj ministres, spitalit dhe kandidatëve kundërshatar me argumentin se procesi zgjedhor ka qenë i parregullt dhe jo transparent./News 24

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj