Kryefaqja Aktualitet Mjeku bën thirrje: Jo kortizonikë në të sëmurët me COVID që nuk...

Mjeku bën thirrje: Jo kortizonikë në të sëmurët me COVID që nuk janë në terapi me oksigjen

0
Shpërndaje

Alket Koroshi, mjek nefrolog

Sindromi i rreptë akut i frymëmarrjes nga koronavirus 2 (SARS-CoV-2), që është shkaku i sëmundjes koronavirus 2019 (Covid-19), u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019 nga një burim zoonotik. Shumica e rasteve të Covid-19 ose janë asimptomatike ose rezultojnë vetëm në sëmundje të lehtë. Sidoqoftë, në një përqindje të konsiderueshme të pacientëve, zhvillohet një sëmundje e frymëmarrjes që kërkon kujdes spitalor, dhe infeksione të tilla mund të kalojnë në gjendje kritike me vështirësi të frymëmarrjes e gjendje hipoksemike që kërkon mbështetje të zgjatur të ventilimit.

Midis pacientëve me Covid-19 të cilët u pranuan në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar në gjysmën e parë të vitit 2020, shkalla e fatalitetit të rasteve ishte përafërsisht 26% në përgjithësi dhe më shumë se 37% në mesin e pacientëve që ishin duke kaluar ventilim mekanik invaziv. Megjithëse remdesivir është sugjeruar për të shkurtuar kohën deri në shërim në pacientët e shtruar në spital, asnjë agjent terapeutik nuk është treguar ne gjendje për të zvogëluar vdekshmërinë.

Karakteristikat patofiziologjike të Covid-19 të rënde dominohen nga një proces akut pneumonik me perde të gjerë radiologjike dhe, në autopsi, dëmtim difuz alveolar, infiltrime inflamatore dhe trombozë mikrovaskulare. SARS, dhe gripi pandemik dhe sezonal, jane semundje ku përgjigja imune e bujtësit mendohet të luajë një rol kryesor në patofiziologjinë e insuficiences të organeve. Dëmtimi inflamator i organeve mund të ndodhë në Covid-19 të rëndë, me një nëngrup të pacientëve që kanë nivele të ngritura dukshëm të shënjuesve inflamatorë, përfshirë proteina C-reaktive, ferritin, interleukin-1 dhe interleukin-6. Disa ndërhyrje terapeutike janë propozuar për të zbutur dëmtimin e organeve inflamatore në pneumoninë virale, por vlera e glukokortikoideve është debatuar gjerësisht.

Megjithëse një studim i vogël ka raportuar rezultate të përmirësuara klinike në pacientët me Covid-19 të cilëve u është dhënë metilprednisolon, mungesa e provave të besueshme nga studimet klinike të rastësishme në shkallë të gjerë do të thotë se ka pasiguri në lidhje me efektivitetin e glukokortikoideve në pacientët me Covid-19. Shumë udhëzime për trajtimin e pacientëve të tillë kanë deklaruar se glukokortikoidet ose ishin kundërindikuar ose nuk rekomandohen, megjithëse në Kinë, glukokortikoidët janë rekomanduar për raste të rënda.

Megjithatë, në 6 muajt e parë të pandemisë, praktika ndryshonte shumë në të gjithë botën : në disa seri, deri në 50% të pacientëve janë trajtuar me glukokortikoide

Studimi RECOVERY i publikuar sot ( 25 shkurt) ne revisten autoritare : New England Journal of Medicine, siguron prova se trajtimi me deksametazon në një dozë prej 6 mg një herë në ditë për deri në 10 ditë zvogëlon vdekshmërinë 28-ditore në pacientët me Covid-19 që marrin mbështetje të frymëmarrjes (dmth qe marrin oksigjen ose jane te intubuar). Por nuk u gjet asnjë përfitim (dhe madje ka mundesi te demtoje) në mesin e pacientëve që nuk kërkonin oksigjen.

Edhe para përfundimit të këtij studimi, shumë udhëzime për trajtimin e Covid-19 kane deklaruar se përdorimi i glukokortikoideve është ose kundërindikuar ose nuk rekomandohet.

Kujdes mjekët tanë qofshin edhe infeksionistë që me konsulta telefonike u japin nëpër shtëpi në masë të sëmurëve me Covid kortizonike (deksametazon) sikur të ishin karamele.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here