Mjeku Erion Dasho: Ja çfarë do të ndodhë në Shqipëri nëse nuk merren masa

Nga Dr. Erion Dasho

#nukështëgrip

Për të dhënë disa argumente më “shkencorë” për skeptikët që më kanë shkruar në komente ose inbox, shpluhurosa njohuritë e vjetra të epidemiologjisë (fatmirësisht pak të ndryshkura, por jo të harruara) dhe përgatita tabelën e mëposhtme me parashikimin se çfarë do të ndodhë në Shqipëri nëse nuk merren masa, apo në se flihet mbi dafina dhe mendohet se tashmë me 2 javë masa, e kaluam epideminë.

Në se nuk do të merreshin masa, ose në se masat hiqen sot, për një periudhë kohe 2 mujore rrezikojmë një dyndje të papërballueshme në spital, kur 200,000 persona do të kishin nevojë për shtrim, nga të cilët gati 60,000 do të kishin nevojë për kujdes intensiv dhe ku gati 6,000 vetë do të vdisnin (në rastin më të mirë, por që mund të shkojë deri në 12,000 në rastin më të keq). Pjesa më e madhe e vdekjeve do të ndodhnin në grup-moshën mbi 60 vjeç, por edhe më të rinjtë rrezikojnë jo pak siç shihet.

Jo sistemi shqiptar që ka problemet e veta të ditura, por asnjë sistem në botë nuk ka kapacitet t’a përballojë një situatë të tillë. Prandaj e vetmja zgjidhje mbetet parandalimi dhe respektimi rigoroz i masave kufizuese. Kemi fatin e mirë që ato janë duke dhënë efekt dhe duhet të vazhdojmë t’i respektojmë!

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur