Mjeku i jep fund jetës pas divorcit, lë jetim një fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Beratit. Një mjek i ka dhënë fund jetës pas një gjendje të rënduar psikologjike. Burime pranë policisë bënë me dije se shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë ndarja me bashkëshorten.ambulance-urgjenca

Makilian Laçka, 35 vjeç, babai i një fëmije, punonte pranë poliklinikës së qytetit, i specializuar në radiografi.

Kolegët të poliklinikës, duke e parë në një gjendje të rënduar, kanë dashur ta ndihmojnë duke e këshilluar, por duket se nuk ia kanë dalë dot.

Ai i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në litar, ndërsa ka shfrytëzuar kohën kur ndodhej i vetëm në banesën e tij.

Kolegë të 35- vjeçarit tregojnë se Makilian Laçka rridhte nga një familje mjekësh, shumë e nderuar në qytetin e Beratit. Grupi i punës po vazhdon hetimet për ngjarjen./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi