Mjeku infeksionist Kalo: Punë, përkushtim e profesionalizëm, e vetmja PPP dobiprurëse për kapërcimin e kësaj situate

Me një postim në faqën e tij në Facebook, mjeku infeksionist Tritan Kalo bën thirrje të fortë për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të garantojnë distancimin social, për të frenuar vrullin e asajq ë ai e cilëson flamë botërore.

Kalo thekson se nuk është koha për politikë, pasi sipas tij, “shuplakat do të kemi mundësi t’i përdorim që në zgjedhjet më të afërta…”.

“PAS FITORES së kësaj beteje, shpresoj dhe uroj që të kemi vullnetin dhe dëshirën për të bërë ndryshimet e duhura në këtë sistem të dështuar, që nga mënyra e instalimit të tij po ashtu edhe përgjatë 30 viteve të një tranzicioni asfiksues, për burimet njerzore, natyrore dhe zhvillimore të Nënlokes Shqipëri….PUNË, PËRKUSHTIM e PROFESIONALIZËM nga kushdo dhe kudo…”- thotë ai, duke shtuar se kjo është e vetmja PPP që na duhet tani.

Postimi i plotë:

VETNDËRGJEGJËSIM MBETET ENDE I ÇALË. Ju kemi informuar dhe kurrë nuk do të lodhemi duke ju informuar. EKIPI punëmadh e fjalëpak i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive po ju gjindet pranë në çdo minutë të ditës. QËNDRONI në shtëpi dhe respektoni rregullat e distancimit social, për t’i ngadalësuar vrullin e përhapjes Covid-19. Pak ose më mirë ASPAK POLITIKË e POLITIZIM të gjithshkaje. KOHA lyp vetëm e vetëm bashkëveprim dhe bashkëpunim, për të kapërcyer me sa më pak humbje njerzore këtë “flamë botërore”. SHUPLAKAT tona ndaj sistemit apo politqenërve të këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, do të kemi mundësi t’i përdorim që në zgjedhjet më të afërta. NË NDËRKOHË më shumë dashuri e respekt për njëri tjetrin. SA MË PAK DASI në mendimet dhe në qëndrimet tona, përkundrejt armikut të përbashkët, tinzarit Covid-19. PAS FITORES së kësaj beteje, shpresoj dhe uroj që të kemi vullnetin dhe dëshirën për të bërë ndryshimet e duhura në këtë sistem të dështuar, që nga mënyra e instalimit të tij po ashtu edhe përgjatë 30 viteve të një tranzicioni asfiksues, për burimet njerzore, natyrore dhe zhvillimore të Nënlokes Shqipëri. PUNË, PËRKUSHTIM e PROFESIONALIZËM nga kushdo dhe kudo. E vetmja PPP dobiprurëse për kapërcimin e kësaj situate. OPTIMIZMI ynë kërkon mbështetjen dhe mirëkuptimin nga të gjithë ju. SË BASHKU do tia dalim!!!

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?