Mjeku Petrit Vargu: Siç ka ardhur situata, do vëmë karrige në tavan

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Në dëgjesën publike lidhur me çështjen e Urgjencës së Tiranës në komisionin e shëndetësisë ishte i pranishëm edhe mjeku i Urgjencës së QSUT-së, Petrit Vargu. Lidhur me shkrirjen e UT-së dhe shpërndarjen e stafit në QSUT, spitalin e Traumës dhe në Senatorium, Vargu tha se ministri i Shëndetësisë nuk di as të kopjojë, pasi edhe modelet që merr i kopjon në mënyrë joprofesionale.

“Në Sanatorium nuk ka urgjencë të përgjithshme. Ata të gjitha urgjencat që kanë, i sjellin në urgjencën e QSUT-së. Si mund të thuash që ata presin urgjenca, kur nuk kanë staf urgjence?! Urgjenca e Tiranës na heq shumë barrë pune. Aktualisht, situata është e tillë që pacientëve po u shërbejmë në karrige për shkak të mbingarkesës që kemi. Tani, me heqjen e Urgjencës së Tiranës do të fillojmë të varim karrige në tavan, sepse nuk na ka mbetur zgjidhje tjetër.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim