Mjeku shqiptar në Francë: 3 variantet se si do të jetë ecuria e Covid-19

Kita Sallabanda, mjek shqiptar në Francë, deklaron se masat e marra e kanë dhënë efektin, pasi koronavirusi e ka humbur fuqinë e tij të virulencës.

Në një intervistë për “Byro Politike” mjeku shpjegoi edhe tre variantet që diskutohen nga shkencarët lidhur me ecurinë e sëmundjes.

Ajo që ka humbur është virulenca. Masat që u morën, të izolimim, të higjenës, këto masa treguan efikasitet total.

Këto janë tre variante me të cilët ne mendojmë që po zhvillohet apo do zhvillohet pandemia në botë. Në variantin e parë ne kemi pasur një pikë të shpërndarjes të sëmundjes.

Varianti i dytë është që kemi pasur një pik tani në mars dhe mendohet s enë nëntor, dhjetor të këtij viti do të kemi një shpërndarje akoma më të madhe të virusit. Par vala e dytë.

Varianti i tretë është që e kemi pasur pandeminë dhe do të shkojë me nivele të dobëta. Deri sa të gjendet vaksina. Të tre këto variante janë në funksion të gjendjes së vaksinës. Por kjo është domethënëse se ne nuk e dimë akoma si do të zhvillohet virusi”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse është arritur ajo që cilësohet si “imuniteti i tufës”, Sallabanda tha se nuk është arritur imuniteti që pritej. Mjeku shtoi se një element tjetër që virusi ka humbur fuqinë është edhe rritja e temperaturës.

“Një element tjetër është fillimi i rritjes së temperaturës. Të gjitha këto të dhëna, higjiena, karantina, distanca dhe rritjet e temperaturës kanë bërë që virusi të frenohet në mënyrë të dukshme. Virusi nuk e duron ekspozimin në diell. Është një e dhënë shkencore”, tha ai.

15

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj