Mjeku shqiptar që po bën revolucion në fushën e kirurgjisë laparoskopike

Ekipi i klinikës 3 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” realizon me sukses “Rezeksionin e kancerit të zorrës së trashë me laparoskopi”.

Prof. Dr. Arben Beqiri me ekipin e tij të klinikës 3, Dr. Shk. Devid Belalla, Dr. Mikena Sotiri, Dr. Arben Kerciku realizojnë për herë të parë në sistemin publik shqiptar kirurgjinë me laparoskopi të zorrës së trashë për trajtimin e kancerit të rektumit.
Doktor Beqiri mbetet pionier i teknikave të reja kirurgjikale, kryesisht në fushën e kirurgjisë endoskopike dhe laparoskopike, duke aplikuar për herë të parë në vendin tonë disa prej tyre.

Kjo kirurgji është e dedikuar për pacientët ku sëmundja është në stadin e hershëm. Kjo metodë më pak invazive i ka përparësitë e veta në raport me kirurgjinë klasike, e këto janë:
?plagë më të vogla operative,
?qëndrim më i shkurtër në spital
? shërim më i shpejtë nga operacioni.
Po ashtu, intervenimi i këtillë për pacientin do të thotë edhe dhimbje më e vogël post operative në dallim nga operacioni klasik. Nuk duhet të anashkalohet edhe efekti më i mirë estetik, nuk ka shenja më të mëdha post operative. Por, megjithatë, duhet të dihet dhe se ky tip i intervenimit kirurgjik nuk mund të aplikohet te të gjithë pacientët.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak