Mjeku specialist denoncon skandalin me ushqimin në spital

Ankesa në lidhje me ushqimin nëpër spitalet shqiptare nuk kanë vetëm pacientët, por edhe mjekët.

Stefan FaberDr. Stefan Faber, kirurg në Spitalin Rajonal Korçë, ka denoncuar ushqimin që i serviret personelit të spitalit. Ai ka treguar me anë të një fotoje ushqimin që i kanë servirur një kolegut të tij, i cili kishte shkruar nga spitali i Durrësit në atë të Korçës për nevoja emergjente të spitalit. Siç mund ta shikoni edhe në foto, mjekut i është servirur bukë me kos, djathë dhe vezë.

“Siç shihet, oferta është shumë atraktive dhe me këtë mënyrë tentohet të tërhiqen edhe mjekë të tjerë”, shkruan dr. Faber sipër fotos.

“Me këtë darkë mjeku do të përballojë pjesën dërrmuese të nevojave kalorike”.

Ja çfarë shkruan Dr. Stefan Faber:

Darka e mjekut specialist kirurg me të cilën do të përballohen pjesa dërmuese e nevojave kalorike.

Për të qenë më i saktë, kjo është tava e mjekut reanimator, e fotografuar (ndjese) pa dijeninë e tij. Mjeku jeton në spital dhe ka ardhur nga Durrësi për nevoja emergjente të Spitalit. Siç shihet, oferta është shume atraktive dhe me këtë mënyrë tentohet të tërhiqen edhe mjekë të tjerë.ushqim ne spital

E kush nuk e kafshon këtë karrem kaq tentant dhe nuk ngelet i lidhur përjetësisht me hospital-itetin tonë?! Para rreth një viti, në spital ndesha rastësisht një personazh deri diku të njohur të qytetit tonë, një njeri tepër i thjeshtë, por veçanërisht punëtor i palodhur.

Për arsye se personi në fjalë priste në një orë të vonë fatin e një personi të familjes së tij në reanimacion, mendova t’i ofroj diçka nga darka ime “e pasur” e mensës së spitalit.

Nuk mund ta harroj kurrë reagimin e tij kur pa tavën time të ushqimit! –Doktor! Me tha…”deri këtu paskeni arritur” ! U befasova sepse nuk e prisja qe ai të dinte situatën dhe aq me tepër të bënte krahasimin. Më tregoi qe nuk ishte i huaj për spitalin dhe më tregoi që në moshë të vogël të tij, nëna e tij kishte punuar sanitare. Më tregoi se darka e doktorit të rojës ishte me bërxollat sa palma e dorës se tij prej punëtori, dhe qe mjeku respektohej si mbreti në këtë aspekt, e jo vetëm. Nuk preku gjë me dorë dhe më tha të kujdesesha për veten se kisha natë të gjatë përpara.

Burimi: City News / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë