Mjeku Vargu fiton ndaj ministrit Beqaj

Petrit Vargu, kardiolog në Urgjencën e Tiranës

Më në fund, pas një presioni të gjatë që filloi më 13 janar 2014 deri dje 08 shkurt 2016, ku ngrita për të panumërtën herë problemin e hapjes së repartit të mjekësisë polivalente dhe kardiologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, që automatikisht i hap rrugën edhe pritjes së urgjencave polivalente në këtë spital, Ministria e Shëndetësisë para 2 orësh dha urdhër për hapjen e repartit të Mjekësisë Interne. Petrit Vargu (2)Mendoj që kjo gjë do të normalizojë fluksin e pacientëve nëpër urgjenca. Ndërkohë, vazhdon gjyqi im me drejtoreshën e Q.S.U. “Nënë Tereza” (e cila me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë), për kërkesën time të bërë 2 vite më parë në të njëjtin televizion, më dha paralajmërim për përjashtim nga puna se gjoja kisha ofenduar kolegët.

Unë problemin e çova në gjyq, ku dy shkallët e para i kam fituar. Drejtoresha e spitalit është treguar shumë insistuese që paralajmërimi të ngelet dhe të më hiqet sipas ligjit, pas 6 muajsh, duke e dërguar çështjen deri në Gjykatën e Lartë.

Duke falënderuar kolegët kardiologë të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” të cilët më deklaruan me shkrim që unë kam ngritur një problem të drejtë dhe nuk kanë asgjë kundra meje, Ju njoftoj që do të vazhdoj me insistim që në kardiologjinë dhe mjekësinë interne të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, të bëhet një punë normale ashtu si dinë dhe meritojnë kolegët të cilët punojnë aty, duke absorbuar edhe një pjesë të urgjencës së Tiranës dhe duke ndikuar direkt në mbarëvajtjen e punës në urgjencën e Q.S.U. “Nënë Tereza”.

Ju kërkoj falje të gjithë miqve të mi të Facebook që Ju kam shqetësuar me këto statuse të cilët janë thellësisht profesionale dhe që kanë vlerë vetëm atëherë kur (larg qoftë) kemi të afërmit të sëmurë.

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë