Mollë dhe mjaltë për më shumë energji

molla 2

Dietologët e rekomandojnë efikasitetin e mjaltit në rastet e shumë sëmundjeve të zemrës, veshkave, stomakut dhe zorrëve, ndërsa mollët që nga kohët e lashta janë shumë të vlerësuara si aleat i shkëlqyeshëm kurues.
Duke qenë se kanë shumë vlera kurative, mollët dhe mjalti kanë veprim pozitiv për gjumin dhe tretjen, çka është shumë e rëndësishme jo vetëm për të sëmurët, por edhe për personat e shëndoshë.
Nëse i sëmuri refuzon çdo ushqim, në shumë raste do të preferonte kombinimin e mollëve dhe mjaltit. Kjo përzierje është eliksir i vërtetë i shëndetit dhe burim energjie, e dobishme për forcimin e organizmit të sëmurë dhe të lodhur. Ja disa prej recetave të dobishme:
Pije e ftohtë me mjaltë dhe mollë
Pastroni një mollë të madhe nga farat dhe priteni imët. Shtoni lëng të freskët portokalli të shtrydhur, ëmbëltojeni mirë me mjaltë dhe jepini shpesh, gjatë ditës, nga një lugë të sëmurit.
Sallatë me mollë dhe mjaltë
Disa mollë më të mëdha pritini imët dhe i përzieni me lëngun e portokallit dhe limonit, duke shtuar 3-4 lugë mjaltë dhe nga kjo bëni krem. Nëse kësaj i shtohet edhe një copë banane, do të jetë më efikase edhe më e shijshme. Sipas dëshirës mund të shtohet shllag ose ajkë.
Mollë, mjaltë dhe tërshërë
Përziejmë e mollëve të ziera, tërshërës, mjaltit, vaniljes dhe një gote kos, derisa të bëhet masë e njëtrajtshme. Ky është ushqim veçanërisht i pasur për fëmijët dhe mund të përdoret edhe për të lyer bukës.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe