Montana e Montela: Ja si jetojmë shëndetshëm

Bisedoi: Denisa Canameti

Nuk u deshën shumë vite në skenë që binjakët Montana dhe Montela (Romeo dhe Donald Veshaj) të bëheshin të njohur e të dashur për të gjithë. Dy personazhe të spikatur e tejet karizmatik ditën që të fitojnë menjëherë zemrat e ndjekësve. Duartrokitja e tejzgjatur e publikut janë shënjues dhe tregues i suksesit të tyre të padiskutueshëm.

romeo veshaj9Duket se suksesi i ndjek djemtë vlonjatë edhe jashtë skenës së “Al Pazar”-it, ku ata ushtrojnë profesionin e menaxherit në një ndër lokalet më të njohura në kryeqytet. Kërkesës së Shëndet+ për një intervistë, ata iu përgjigjën me shumë dashamirësi. Të qeshur e pozitiv, teksa rrëfejnë se në Tiranë erdhën për të ndjekur studimet e larta, binjakët bëjnë humor me çdo gjë: shëndetin, marrëdhënien me mjekun, dentisten e spitalet në përgjithësi.

Sa e vlerëson Montana shëndetin?

Shëndetit i jap rëndësinë maksimale. Të qenit i shëndetshëm do të thotë të kesh trup e mendje të shëndetshme. Shëndetin e lidh ngushtë me të qenit i lumtur dhe në harmoni me gjithçka që më rrethon. Zgjedh të jetoj shëndetshëm, pasi jam i ndërgjegjshëm për pasojat në të ardhmen nëse nuk kujdesem sot. Kam një familje të mrekullueshme, miq shumë të mirë, punën që dua, ndjek pasionet e mia, ha mirë, bëj palestër e kjo për mua është shëndet.

Romeo veshaj3A bëni aktivitet fizike të tjera veç palestrës?

Po. Përmenda palestrën që në fillim sepse asaj i kushtojmë një rëndësi të madhe, si unë, ashtu edhe Donaldi. Na ka ndihmuar shumë që ta mbajmë trupin në formë. Gjithashtu, si unë dhe vëllai jemi marrë me futboll që në vogëli. Më pas unë kam qenë te Flamurtari, Donaldi ka qenë tek Himara. Përpiqemi që aktivitetin fizik ta shoqërojmë edhe me një dietë ushqimore të mirë. Kjo sepse trupit “nuk mund t’ia bësh me hile” themi ne shqiptarët. Çfarë kuptimi ka të merresh me aktivitet fizik në një kohë që ushqehesh në fast foode. Jo se nuk hamë ushqime të shpejta, por shumë rrallë. Vetëm atëherë kur nuk kemi zgjidhje tjetër.

Montela, si futbollist besoj se jeni përballur edhe me trauma…

Të dy kemi pasur incidente në fushë. Çdo futbollist kalon truma e kjo për shkak llojit të sportit. Je gjithë kohës në ecje, në “luftë” me dikë ose disa të tjerë. Kam pasur një incident në fushë, më doli kyçi i këmbës, por ia hodha lehtë. Trauma të kësaj natyre do përmendja shumë. Por nuk ka qenë asgjë për t’u shënuar. Përgjithësisht përpiqem të jem i disiplinuar kur më dalin probleme të tilla. Nuk bëj rezistencë për të shkuar te mjeku në çdo rast. Ndjek çdo këshillë. E në kushte të tilla normalisht që edhe incidentet kalojnë shpejt.

Romeo Veshaj6Cila është marrëdhënia me mjekun?

Marrëdhënia me mjekun është shumë e mirë. Siç e përmenda më lart shkoj tek mjeku sa herë kam nevojë. Bëj analizat çdo 6 muaj. Për mua janë tepër të rëndësishme. E vlerësoj shumë mundësinë e parandalimit të sëmundjeve. Çështjet e shëndetit jo gjithmonë janë në dorën tonë, megjithatë ka raste kur ne mund ta ndihmojmë shkencën e mjekësisë. Nëse e kapim sëmundjen në kohë mund ta parandalojmë dhe ta shërojmë në kohë. Sigurisht që nuk i bëjmë dot “sfidë” shkencës. Ato sëmundje që ajo nuk ka arritur t’u gjej ilaçin, nuk ke çfarë bën. Në pjesën më të madhe të rasteve nëse e kap sëmundjen e kap në kohë, mund ta shpëtosh veten. Unë dua ta shpëtoj veten!

Po marrëdhënia me dentistin?

(Montela) Shumë e mirë. (Montana) Tani kam për të mbyllur 6-ën (qesh).

E ke frikë dentistin Montana?

Jo, Donaldi e ka frikë. Unë e kam qejf se unë kam dentist. Sa herë që shkon në mish poshtë ma bën “Oh, më fal” dhe unë i them “Oh, të lutem” (qesh). Kam pasur gjithmonë frikë të shkoj tek dentist. Është më tepër psikologjike dhe është frikë që e kanë thuajse të gjithë. Por që kur kam takuar këtë dentisten, më pëlqen të shkoj dhe kur s’kam dhëmbë për të hequr (qesh). Dhëmbët dhe goja në përgjithësi kërkon një kujdes të përditshëm dhe nuk e anashkaloj kurrë. Kjo është puna e parë e çdo mëngjesi, larja e dhëmbëve. Edhe pse gjatë ditës është vështirë që të kujdesesh specifikisht për gojën, nuk harroj të përtyp diçka, pas çdo vakti.

Montana, sa është e rëndësishme është pasja përzemër e dentistit, për të kapërcyer frikën?

Përtej shakasë, them se marrëdhënia me dentistin është shumë e rëndësishme. Veçanërisht për ato 30 minuta kur ti je aty. Të kesh besimin tek dentist është A- ja e problemit, mendoj unë.

Të qenit në skenë ju detyron të jeni të kuruar. Keni filluar me kremra për fytyrën apo trajtime të tjera ekstra?

Veç grimit të skenës që sado ta urresh, të duhet, nuk përdorim asgjë tjetër. Madje i kemi shumë problem. Edhe kur bëjmë grimin televiziv, u kërkojmë që të na bëjnë diçka të lehtë. Nuk është diçka e keqe. Është një gjë që e bëjnë të gjithë ata që dalin në skenë, është pjesë e punës. Por është ajo pjesë që nuk na pëlqen, le të themi. (Montana) Unë e kam pak vetullën të çarë vetë dhe më thonë e ke bërë, gjë që nuk qëndron.

Romeo Veshaj7Çfarë mendimi ke Montana për ata që e çajnë vetë vetullën, vendosin pirisng?

Unë nuk jam paragjykues. Çdokush ka të drejtë të bëjë atë që dëshiron të bëjë, atë që e bën të ndihet mirë.

Po për kirurgjinë plastike, çmendon?

Nuk më pëlqen dhe jam shumë kundër. Flas për veten, gjithmonë.

Më mirë të jetosh me një ndërhyrje apo me një kompleks?

Edhe unë mund të kem komplekse për veten, por mendoj që më mirë të luftosh komplekset që ke sesa të ndërhysh në atë që ta ka dhuruar Zoti.

Montana, je përballur ndonjëherë me spitalet dhe a ke përfituar nga të qenit i famshëm?

Po, kam shkuar në spital disa herë. Para disa javësh u vizitova për grykët. Po prisja në radhë, po infermierja më tërhoqi me zor e më futi pa radhë. Më erdhi shumë keq se kishte shumë njerëz, po ç’të bëja? Si ta refuzoja infermieren unë? (qesh)

Të është dashur të paguash për shërbimin shëndetësor?

Në shtet asnjëherë. Në privat gjithmonë.

Me çfarë e kalon një dhimbje koke?

Jam parimisht dhe praktikisht jo ilaçeve. Më mirë ta durosh dhimbjen e kokës sesa të pish ilaçe.

Hani ndonjëherë prapa skenës?

Jo. Nja dy orë të mira para se të hysh në skenë nuk të lënë emocionet. Edhe dy ditë të jesh pa ngrënë.

E shihni veten në ritransmetim?

Nëse qëllon të jemi në shtëpi. Jo qëllimisht.

Kush ju ndjek më shumë nga familja dhe cila është vëretja më e madhe që ju është bërë?

(Montana) Ndjekësit më të mirë tanët janë babi dhe mami. Vërejtje? Mos nxito kur flet.

Montana, vërtet i tërheq femrat kaq shumë sa në rol?

Më në fund kjo pyetja (qesh). Më pëlqejnë femrat jo në atë masë sa në rol… Në realitet më pëlqejnë më shumë. Femrat janë shëndet (qesh).

Montela, vërtet preferon më shumë një libër se një femër?

Unë i dua dhe librat, edhe femrën. Megjithatë, në rastin e femrave mund të them se i dua më shumë sesa tregoj në rol. Nuk jam aq “fobik” ndaj tyre, le të themi (qesh).

Romeo Veshaj5Ka patur momente në skenë kur nuk jeni ndjerë mirë?

Romeo asnjëherë nuk ndihet në siklet, unë po.

Montela, sa tatuazhe ke në trup?

Kam 6 tatuazhe dhe me kuptim shumë të fortë.

Cila është gjëja më e shtrenjtë?

Familja.

Çfarë është lumturi për ty?

Familja.

Montana, një këshillë shëndetësore për lexuesit e Shëndet+

Nuk duhet të lënë pas dore shëndetin. Shëndeti është diçka që e ke dhe se ke vetë në dorë. Ushqimi është shumë i rëndësishëm. E  siç thonë shqiptarët “Shëndeti mbi të gjitha”.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin