Mos e lani pulën para se ta gatuani, mund t’ju sëmurë rëndë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kur gatuhet pulë, rutina e shumicës së njerëzve është që ta lajnë atë para se ta gatuajnë. Sipas “Agjensisë së Standarteve Ushqimore” (Food Standarts Agency), larja e pulës para gatimit mund të kontribuojë më shumë në përhapjen e baktereve sesa në dizinfektimin e tyre.

puleSipas kësaj agjensie thuhet se pulat e papërpunuara mund të kenë shumë baktere dhe mund të çojnë në sëmurjen rëndë të njerëzve. Shkaqet më të shpeshta të helmimit në ushqim në Amerikën e Veriut vijnë nga Kampilobakter (campylobacter) dhe Salmonella, dy lloje bakteresh që gjenden tek mishi i pulës së papjekur. Këto baktere që gjenden tek pula mund t’ju shkaktojnë diarre të vazhdueshme, ethe, dhimbje barku, të vjella etj.

Sipas “Agjensisë së Standarteve Ushqimore” këto baktere nuk mund të pastrohen nga shpërlarja me ujë. Në fakt, shpërlarja e pulës para se të gatuhet mund të kontribuojë në përhapjen e baktereve përmes grimcave të ujit. Kjo do të thotë se nëse lani një pjesë të infektuar të pulës, ju mund t’i përhapni bakteret e këqija në të gjithë pulën, madje dhe më gjerë.

Për të menjanuar këtë gjë, së pari duhet ta ruani pulën në një tempëraturë 4 gradë celcius. Hiqni pjesën dhjamore të pulës para se ta gatuani atë. Më pas futeni pulën në tenxhere dhë valojeni pak minuta (jo tërësisht) dhe derdheni ujin e parë. Më pas, hidhini ujë përsëri dhe gatuajeni normalisht.

Burimi: https://www.food.gov.uk/news-updates/campaigns/campylobacter/fsw-2014

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi