Mos e përdorni uthullën e mollës nëse përdorni këto medikamente apo keni këto probleme shëndetësore

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Shpesh kemi përmendur se uthulla e mollës, sidomos ajo musht është një nga produktet natyrale më të shëndetshme dhe që ju sjell shumë përfitime në shëndet. Shumë njerëz e përdorin atë për të parandaluar dhe trjatuar kushte të ndryshme shëndetësore. Uthulla e mollës lufton infeksionet dhe inflamacionet e ndryshme, përmirëson tretjen, ju ndihmon të bini në peshë, pastron bakteret nga zorrët, por nuk mund të përdoret nga të gjithë.

Kur duhet ta shmangni uthullën e mollës?

uthull molleUthulla e mollës nuk mund të përdoret nga të gjithë dhe në sasi të mëdha për përdorim të përditshëm. Ajo mund të ketë efekt negativ tek pacientët me kancer të fshikëzës, personat që vuajnë nga kanceri apo problemet e stomakut etj.

Duhet të dini gjithashtu se përdorimi i përditshëm dhe në sasi të mëdha të uthullës së mollës mund të shkaktojë rënie të nivelit të kaliumit në trup, duke çuar kështu në rrezikun për t’u prekur nga osteoporoza.

Gratë shtatzëna dhe nënat në gji: ekspertët mjekësorë thonë se uthulla e mollës ndërvepron me trupin, prandaj për shëndetin e mirë të bebes gratë shtatzëna dhe ato në gji nuk duhet të përdorin uthull molle.

Diabetikët: pacientët që vuajnë nga të dyja llojet e diabetit, veçanërisht nga diabeti i tipit 1 duhet të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e uthullës së mollës sepse ajo mund të ulë shumë nivelin e sheqerit në gjak. Ekspertët mjeksorë pohojnë se insulina mund të ulë nivelin e kaliumit.

Njerëzit të cilët përdorin këto medikamente nuk duhet të përdorin uthull molle pa u konsultuar me mjekun: Digoxin (Lanoxin), chlorthalidone (Thalitone), hlorothiazide (Diuril), furosemide (LASIX), etj.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni