Mos e teproni me këtë mineral! Mund të shkaktojë probleme me kockat, zemrën dhe veshkat

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Është koha të mendoheni mirë se çfarë pini. Gjatë një vëzhgimi të kryer tek 46 pije të konservuara dhe pluhur, që konsumohen gjerësisht nga njerëzit, u zbulua se 78% e tyre përmbajnë më shumë përmbajtje të fosforit seç është menduar më parë. Pse është shqetësues ky fakt?pije_fosfor

Edhe pse fosfori është i nevojshëm për trupin, konsumimi i tepërt i tij mund të shkaktojë probleme me kockat, zemrën dhe veshkat.

Hulumtuesit shkencorë arritën në këtë përfundim pasi matën përmbajtjen e fosforit tek pijet në laborator, më pas i krahasuan shifrat e tyre me përmbajtjen e fosforit tek databaza e ushqimeve të përdorura nga profesionistët e shëndetit. Në disa raste, përmbajtja e fosforit në marka të njëjta varionte rreth 260 mg për filxhan.

Shumica e ushqimeve të paketuara, jo vetëm pijet, përmbajnë aditivë të fosforit. Një studim i vitit 2013 zbuloi se 44% e artikujve më të shitur nëpër dyqane përmbanin sasi të larta të aditivëve të fosforit (disa nga kategoritë e ushqimeve që kryesuan listën ishin: mishi i ngrirë, buka, ushqime të thata dhe lloje të ndryshme supash).

Për të limituar konsumimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë fosfori, Alexander Chang, bashkautor i studimit, rekomandon që të shmangni çdo pije ose ushqim me ingredientë që kanë prefiksin “fos”, si acidi fosforik, i përdorur zakonisht tek pijet e gazuara për t’u dhënë atyre shijen karakteristike dhe për të vepruar si energjikë.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?