Mos hyni në sallën e operacionit pa iu përgjigjur këtyre pyetjeve!

Disa detaje se si të mbrojmë shëndetin tonë përpara procedurave kirurgjikale

Ndarja nga jeta e një të reje vetëm 28 vjeç  gjatë një ndërhyrje kirurgjikale është bërë shkak për zëra në opinionin publik dhe mes profesionistëve.

Doktor Mario Ademaj, i cili zhvillon profesionin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndan për publikun disa këshilla të rëndësishme që duhet të kenë parasysh mjekët dhe qytetarët përpara se t’i nënshtrohen procedurave kirurgjikale:

  1.  Për çdo procedurë mjeku duhet t’ju pyes ju me detaje për historikun tuaj,
  2.   Ilaçet që merr,
  3.   Sëmundjet kronike nga të cilat mund të vuash,
  4.   Në cilën orë dhe në cilën ditë ke pirë ilaçet e fundit,
  5.  Histori në familje ,
  6.  Historinë gjenetike,
  7.  A ke pasur reagim nga anestezia, nëse keni kryer operacion më parë ,
  8.  A ka ndokush nga familja ndonjë histori që përbën predispozitë për reagim të rrezikshëm për jetën tuaj gjatë kirurgjisë, sidomos nga anestezia.”

Mjeku shton se është shumë e rëndësishme, që sado e lehtë apo e rëndë të konsiderohet ndërhyrja kirurgjikale të procedohet me detaje, sepse rrezikohet jeta.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi