Mos i mbështillni fëmijët! Ja çfarë mund t’u ndodhë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Lidhja e fëmijëve për t’i qetësuar para se të flenë mund të ketë pasoja të rënda, paralajmërojnë mjekët. Sipas disa mjekëve australianë, teknika e mbështjelljes së gjymtyrëve të foshnjave me batanije është e dëmshme për ta, pasi mund të shkaktojë probleme me legenin dhe mund të lindë nevoja për t’u operuar.foshnje

Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për t’i qetësuar ato dhe për të parandaluar sindromën e vdekjes së papritur, megjithatë, një studim i publikuar tek një gazetë australiane thotë se kjo metodë mund të pengojë zhvillimin e gjymtyrëve të fëmijëve. Foshnjat që kanë thyerje në legen gjithashtu nuk mund të diagnostifikohen derisa të rriten.

“Në komunitetin e mjekëve ortopedë  të Amerikës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Australisë, lidhja e bebeve është një shqetësim në rritje. Ajo mund të çojë në zhvillimin e displazisë së legenit”, shkruhet në studim.

Fëmijët duhet t’i lëvizin këmbët lirshëm dhe t’i përkulin ato në pozicionin e bretkosës, thonë mjekët.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"