Mos i mënjanoni shenjat e para paralajmëruese për sëmundjet e veshkave: ja cilat janë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Veshkat  kanë rolin kryesor në heqjen e toksinave dhe mbeturinave nga trupi. Funksionimi i mirë i tyre është thelbësor dhe shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm. Mosfunksionimi i rregullt i tyre mund të çojë në shfaqjen e shumë sëmundjeve, si pasojë e toksinave dhe mbeturinave që nuk shkarkohen nga trupi.

Sëmundjet e veshkave shpesh shaktohen nga hipertensioni, infeksionet e ndryshme apo diabeti. Trashëgimia është një tjetër faktor që ndikon në sëmundjen e veshkave. Faktorë të tjerë mund të renditen alkooli, pirja e duhanit, mosushqyerja e shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik dhe përdorimi i shumtë i barnave që shkaktojnë probleme në veshka.

Simptomat e para të sëmundjes së veshkave shfaqen zakonisht në rastet kur veshkat nuk e arrijnë më funksionin e tyre dhe urina është e mbushur me proteina. Për fat të keq, shumë njerëz i lënë pas dore shenjat e para të sëmundjes së veshkave, prandaj sëmundja ju agravohet më shumë.

veshkatJa disa nga shenjat e hershme të sëmundjeve të veshkave që s’duhet t’i menjanoni:

  • Urinim i shpeshtë
  • Njolla në urinë ose urinë me gjak
  • Çrregullimet e gjumit
  • Të vjella të shpeshta
  • Humbje energjie dhe ndjesi lodhje
  • Dispepsi
  • Aftësi të dobëta në përqëndrim
  • Mungesë oreksi dhe shije e keqë në zgavrën e gojës
  • Gulçim
  • Ndjesi shpimi gjilpërash dhe skuqje të lëkurës
  • Dhimbje barku
  • Dhimbje muskujsh
  • Lemzë e vazhdueshme
  • Gjymtyrë të fryra
  • Qarkullim i dobët i gjakut

Mbroni shëndetin e veshkave dhe shkoni tek mjeku menjëherë sapo të vini re disa nga këto simptoma./ Burimi: healthandhealthylife

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe