Kryefaqja Box 6 Mos ju bërtisni fëmijëve! Ja 4 efektet serioze afatgjata që ndikojnë në...

Mos ju bërtisni fëmijëve! Ja 4 efektet serioze afatgjata që ndikojnë në jetën e fëmijës kur ju bërtisni

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Çdo prind do më të mirën për fëmijët e tyre, por shpesh në çaste nervozizmi apo kur nuk sillen mirë, shumë prej prindërve ju bërtasin fëmijëve.

Sipas studimeve nga mjekë dhe psikologë, masat e ashpra të disiplinimit prindëror, si dënimi apo bërtitja mund të kenë ndikim të madh në personalitetin dhe shëndetin mendor të fëmijës.

Ja çfarë thonë studimet klinike në lidhje me të bërtiturën tek fëmijët dhe efektet serioze afatgjata që ndikojnë tek ata:

  1. Bërtitja bën që problemet e sjelljes së tyre të përkeqësohen

Ju mund të mendoni se e bërtitura e zgjidh problemin me fëmijën, por e keni gabim! Studimet tregojnë se nëse ju bërtisni fëmijëve ata do të bëhen më të ashpër dhe do ta përkeqësojnë sjelljen e tyre. Mundohuni t’i flisni qetë dhe pa e ngritur tonin e zërit.

  1. Të bërtiturat ndryshojnë në mënyrën e zhvillimit të trurit të tyre

Të bërtiturat dhe teknikat e ashpra të prinderimit ndikojnë në zhvillimin e trurit të fëmijës, sidomos në rastet kur fëmija mund të përjetojë dhunë fizike përveç dhunës psikologjike.

  1. Bërtitja mund të çojë në depresion

Fëmijët që janë rritur në një mjedis të dhunshëm dhe me të bërtitura kanë shumë gjasa të preken nga depresioni.

  1. Të bërtiturat mund të ndikojë në vetëvlerësimin e tij.

Kur fëmijët qortohen me të bërtitura, ata mund të mendojnë se nuk i duan. Prindërit, duhet ta korrigjojnë sjelljen e tyre dhe të jenë më të kujdesshëm, në mënyrë që të mos i lëndojnë ata.

Fëmijët që përjetojnë dhunë të vazhdueshme verbale mund të krijojnë probleme të sjelljes në krahasim me fëmijët që nuk vuajnë nga kjo lloj dhune.

Reagimet janë të ndryshme, por shumë serioze: fillojnë të gënjejnë prindërit, janë në depresion ose gjithmonë të trishtuar, tregojnë performancë të dobët në aktivitetet e tyre të përditshme ose kërkojnë përplasje me shokët e klasës./ shëndeti.com.al / HealthLine

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here