Mos përdorni celularin mbi 30 minuta në ditë

Njerëzit të cilët përdorin telefonët celularë intensivisht duket se kanë më tepër rrezik në zhvillimin e disa tipeve të kancerit të trurit, thonë shkencëtarët francezë, ndërsa iu përgjigjen pyetjeve për sigurinë e telefonit.

celulari rrezikuPersonat të cilët përdorin telefonët celularë më shumë se 15 orë në javë (30 minuta në ditë për një periudhë mesatarisht 5-vjeçare janë 2-3 herë më të prirur për t’u prekur nga tumoret e gliomës dhe meningliomës.

Studimi, i cili është botuar në numrin e fundit të revistës britanike “Oçupational and Environmental Medicine” është studimi më i fundit lidhur me sigurinë e telefonëve celularë.

Në 15 vitet e fundit shumë studime kanë dështuar për të dhënë rezultate të qarta lidhur me përdorimet e celularëve, megjithëse mund të kenë gjetur një lidhje mes gliomës dhe përdorimit të gjatë të celularit.

“Studimi ynë është në të njëjtin drejtim, por rezultatet duhet të konfirmohen”, thotë Isabelle Baldi e Universitetit të Bordosë në jugperëndim të Francës.

Në vitin 2011 Agjencia Ndërkombëtare e Studimeve mbi Kancerin (IARC) deklaroi se fushat e radiofrekuencës të përdorura nga telefonët celulare mund të jenë kancerogjene. Sidoqoftë kërkuesit janë përballur me sfida të ndryshme, duke përfshirë të pasurit e një tabloje më të qartë lidhur me përdorimin e celularit në jetën tonë, si dhe faktorë të tjerë si duhani, i cili gjithashtu e rrit rrezikun e kancerit.

Studimi i ri përfshiu 253 raste të gliomës dhe 194 raste të meningimoës të raportuar në katër reparte franceze në vitet 2004-2006. Këta pacientë u krahasuan me 892 individë të shëndetshëm. Krahasimi zbuloi një rrezik më të lartë mes personave që përdornin celularët intensivisht, sidomos mes atyre që e përdornin për punë, si shitjet. Koha e përdorimit në këtë kategori shkonte nga 2-10 vjet, me një mesatare prej 5 vjetësh.

Megjithatë studiuesit kanë edhe disa dilema, si për shembull: kanceri zhvillohej në krahun e kundërt të trurit dhe jo në krahun ku mbahej celulari zakonisht. “Është e vështirë të përcaktojmë nivelin e rrezikut, sidomos duke qenë se teknologjia vazhdon të zhvillohet”, thuhet në studim, ndërsa theksohet se janë edhe më të nevojshme studimet e mëtejshme./ Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?