Mos tregoni që jeni të lumtur

Sipas një studimi të kryer në Harvard, i cili është publikuar nga revista ‘Psychological Science’, nuk duhet t’u tregosh miqve që je i lumtur.

lumturiaT’u  rrëfesh shokëve të afërt përvojat e tua të jashtëzakonshme, mund të prodhojë efektin e kundërt nga ai i dëshiruari, dhe kjo ndodh për shkak se i bën ata të ndihen “të përjashtuar” nga gjërat pozitive që ndodhin në jetën tënde.

Të ndash lumturinë me të tjerët, sipas shkencës, nuk është gjithmonë kaq e lehtë.
“Gjithmonë kam pyetur veten nëse episodet e mrekullueshme që mezi presim t’ua tregojmë të tjerëve, mund të sjellin më shumë të këqija sesa të mira”, shpjegon autori Gus Cooney, i Universitetit të Harvardit.

Një eksperiment i kryer mbi një grup prej 68 vullnetarësh, mbështet plotësisht të tilla pohime.

“Pjesëmarrësit ishin të bindur se miqtë do të gëzoheshin për eksperiencat e tyre të jashtëzakonshme, por e kishin gabim”, thotë Cooney.

Ai kujton gjithashtu se mbështetet gjithmonë te fakti se ngjashmëria e situatave dhe përvojat tepër pozitive thjesht kanë krijuar distancë mes personave që i kanë përjetuar dhe bashkëbiseduesve. /Psychological Science Magazine

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit