Moshat nën 30 më të rrezikuara nga solarët

solar 2

Nxirja artificiale ndikon në shfaqjen e kancerit në lëkurë, sidomos në moshat e reja. Këtë rradhë alarmi vjen nga ekspertët francez të qendrës ndërkombëtare që punon në fushën e kërkimeve mbi kancerin (Circ/Iarc), gjatë një takimi që ka zhvilluar ministria e shëndetësisë franceze. Shkencëtarët francez kanë ndërrmarë një studim, i cili ka zgjatur dy vjet dhe në përfundim të tij kanë pohuar se abronzatura artificiale dëmton shëndetin, sidomos të rinjve. Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet të llambave, për ata që i përkasin grupmoshës 10 deri 30 vjeç, rreziku për shfaqjen e melanomës, formës më agresive të tumorit të lëkurës, shtohet me 75%. Më tej, studiuesit theksojnë se rreziku shtohet akoma në tepër nëse seancat nisin që në adoleshencë. Shkencëtarët kanë këmbëngulur se solarët kanë efekte dëmtuese mbi përgjigjien e sistemit imunitar të lëkurës, madje edhe të syve (melanoma okulare). Përballë rezultateve kaq alarmante, ekspertët u kanë parashtruar autoriteteve franceze nevojën për të “ndërrmarë veprime konkrete për të penguar të miturit dhe të rinjtë në vendet ku bëhen solarë”.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj