Për Gazeta Shëndet Plus, Dr. Evi Dani, mjek androlog
Shumica e njerëzve kontrollin e fshikëzës së urinës e marrin për të mirëqenë, derisa ndodh që e kanë të vështirë të mbajnë urinën. Evi Dani, mjek androlog pranë Poliklinikës së Specialiteteve numër 3 në Tiranë, shprehet se, kryesisht problemet e urinimit janë shenjë e hipertrofisë beninje të prostatës. Me rritjen e gjendrës së prostatës fillon e bllokohet kanali i urinës e gradualisht humbet funksioni i fshikëzës së ujit, gjë që çon në zbrazjen jo të mirë të saj. Shqetësimet e të sëmurit kanë lidhje me urinimin: vështirësi në nxjerrjen e urinës dhe currili i urinës i dobët. Pacienti ka nevojë të shpeshtë për të vajtur në banjë, e sidomos fillon të ngrihet shpesh natën. Madhësia e prostatës nuk shkon gjithmonë paralelisht me simptomat e vështirësisë së urinimit. Disa njerëz që kanë prostatë shumë të rritur, kanë pak shenja urinare e pak ankesa dhe disa të tjerë që kanë një gjendër relativisht të vogël, kanë më shumë probleme shqetësuese.
Mosha e tretë dhe problemet me urinimin
Një nga shenjat kryesore të hipertrofisë beninje të prostatës është ulja dhe mosfuksionimi i mirë i urinimit. Në urologji, për të përcaktuar gradat e dëmtimit të prostatës në hipertrofinë e prostatës masim currilën e urinës, dhe shohim sasinë e prurjeve, shpeshtësinë e derdhjes së urinës, kohën e derdhjes. Pra, në rastin konkret, zmadhimi i prostatës bën që të prishet ndjenja e urinimit. Ku kemi të bëjmë me : urinim të shpeshtë, vezika urinare nuk mbushet maksimalisht për të bërë derdhjen e saj, pacienti është i detyruar të bëjë shpesh herë dhe me shumë urinime, të ketë ndjenjën e urgjencës së urinimit. Një nga shenjat e tjera të zmadhimit të prostatës, është edhe urinimi gjatë natës. Ndjenja e urinimit është e tillë që ky person të rrisë urinimin dhe të çohet 5-6 herë gjatë natës dhe të bëjë porcione të urinës. Në rastin konkert prish cilësinë e jetës së pacientit. Për mjekun është një e dhënë shumë e rëndëisshme për të parë funksionin e vezikës urinare, dhe konkretisht i dëmtuar nga zmadhimi i prostatës.
Roli i mjekut androlog në trajtimin e problemeve seksuale
Unë jam mjek androlog, te unë vijnë persona që kanë disfunksion erektil. Për trajtimin e hipertrofisë beninje të prostatës, këta pacientë duhet të shkojnë te urologu. Sigurisht që kemi të bëjmë me faktorë psikologjik. Me moshën rritet incidenca për të patur disfuksion erektil. Meshkujt e kanë të vështirë që të paraqiten te mjeku për tu ankuar për një problem që është i rëndësishëm për to. Duke menduar se koha ka bërë punën e vet, mosha ka bërë punën e vet. Por, çfarë ndodh? Duke folur vazhdimisht në media, në gazeta, në televizion, për probleme të disfuksionit erektil, vë re që me kalimin e kohës, meshkujt e moshës së tretë kanë shtuar ardhjen dhe konsultimin e tyre për këto probleme.
Të sëmurët kronik dhe disfunksioni erektil
Nëse themi se kush janë shkaqet e disfunksionit erektil, themi se është pjesë e kësaj grupmoshe që është më shumë e prekur nga sëmundjet kronike. Përshembull, diabeti është shkaku kryesor. Diabeti ka bashkëshoqërues edhe disfuksionin erektil. Sidomos të moshës së tretë.
Problemet kardiake
Të sëmurë hipertonikë
Të sëmurët të cilët mjekohen për këto patologji, veç sëmundjes preparatet që përdorin japin si efekt të padëshiruar, disfunskionin erektil. Ve re, që shumë mjekë kardiologë dhe endokrinologë që janë më shumë femra, duket se kanë të vështirë të pyesin një mashkull me diabet tip 2 , lidhur me disfunksionin erektil. E njëjta situatë edhe për kardiologët që i mjekojnë shumë mirë pacientët e tyre. I pyesin për efektet sekondare por nuk i pyesin për aktivitetin seksual. Pra, pavarësisht se jemi shoqëri e hapur, as mjekët edne nuk e kanë në praktikën e tyre të përditshme që të kujdesen për disfunksionin erektil.
Doktor, thuhet se shqiptarët gjithshnjë e më shumë po përdorin antidepresantët apo medikamente të tilla që lidhen me stresin, depresionin etj., çfarë tregon kjo për rritjen e numrit të njerëzve me probleme të disfunksionit erektil?
Nëse themi se kush janë shkaktarët e uljes së aktivitetit seksual, sigurisht që është edhe depresioni. Sëmundjet depresive, që në të vërtet ka një rritje të numrit të pacientëve , janë sëmundjet kryesore shoqëruese të disfuksionit erektil. Një person i cili vuan nga depresioni, themi se gjithë aktivitetin e tij jetësor e ka të deprimuar dhe sigurisht që aktivitin seskual e lë pas dorë. Impotenca seksuale është pjesë e disfuksionit. Personat depresivë kanë më pak dëshirë për marrëdhënie seksuale. Krahas kësaj janë edhe antidepresantët që japin dëmtimin e mekanizmave të ngritjes së penisit./Shendeti.com.al


