Moti i ftohtë, si të mbrojmë lëkurën

fytyraShpesh kur jemi në kontakt me ajrin e ftohtë të mëngjesit ndiejmë skuqje të mollëzave, ccarje të lëkurës te pjesa e buzëve dhe duarve. Pas banjës ndiejmë kruarje të lëkurës së trupit që vjen si pasojë e tharjes së madhe, që i ndodh lëkurës nga moti  i ftohtë.

1-Përdorni hidratues të përshtatshëm në këtë stinë.

2-Zëvendësoni sapunin me një pastrues të butë, i cili nuk e than dhe irriton lëkurën.

3-Hidrato lëkurën shpesh sidomos pas banjës ose dushit, përqendrohu kryesisht tek zona si gjuri, bërrylat, duart dhe këmbët.

4-Vishni rroba të ngrohta dhe mbani doreza në duar.

5-Mundohuni të pini ujë mjaftueshem, të paktën 8 gota uji në ditë. Evito pijet me kafeinë dhe alkolin.

6-Stërvituni sa më shumë që të rregulloni qarkullimin e gjakut në pjesën sipërfaqësore të lëkurës.

7-Përdor eksfoliantin një herë në javë në mënyrë që të largosh qelizat e vdekura nga lëkura.

8-Evito banjat me ujë të nxehtë për kohë të gjatë pasi shkaktojnë tharje të madhe të lëkurës.

9-Përdorni sa më shpesh zbutësin e buzëve (lip balm) që të evitoni ccarjen e tyre.

10- Mos harroni kremin me filtër mbrojtës (SPF 15), sidomos njerëzit që frekuentojnë sportet e dimrit (ski) dhe ata që kanë probleme me njollat.

11-Vizitohuni tek dermatologu nëse lëkura juaj është shumë e thatë ose ka simptoma të ekzemës.

12-Mos harroni të lagështoni ambjentet e brendshme të zyrave apo shtëpive ku përdoren kondicionerë apo ngrohës të tjerë. Këto ccojnë në tharjen e ajrit dhe si rrjedhim edhe në tharjen e lëkurës. Për këtë rekomandohet të përdoret humidifikues ose enë me ujë afër ngrohësve.

13-Larjen e fytyrës bëjeni me ujë të vakët, jo të nxehtë. Uji i nxehtë largon gjithë yndyrën nga lëkura duke shkaktuar tharje më të madhe të saj. Thajeni lëkurën me peshqir të butë dhe mos e fërkoni fort pasi shkakton tharje dhe irritim të saj.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak