Neurologu Pavllo Djamanti shpejgon se sëmundja e sklerozës multiple, në 40% ta rasteve diagnostifikohet vonë. Sipas tij kjo vjen pasi shenjat e sëmundjes mund të çojnë edhe në drejtime të tjera.
“Në 40% të rasteve është një diagnozë e vonuar. Në kuptimin që 40% e këtyre njerëzve kanë marrë njëherë më parë një diagnozë tjetër, pra janë keqdiagnostifikuar. Kjo vjen pasi edhe shenjat e sëmundjes janë të tilla që mund ta çojnë të sëmurin drejt diagnosave të tjera. Kemi shumë raste që kanë shkuar te doktorët e reumatizmës e më vonë kanë ardhur te neurologu dhe janë diagnostifikuar”,-tha mjeku Djamanti tha në “Good Morning Albanians” në Euronews.
Ndërsa tregonte shenjat e sëmundjes neurologu tha se nga kjo sëmundje më të prekura janë femrat, raporti sipas tij është 3 me 1.
“Është një sëmundje e moshave të reja përgjithësisht. Pikun e saj të incidencës e ka rreth moshës 20-40. Femrat preken më shumë, raporti femra-meshkuj është 3 me 1. Meshkujt zhvillojnë një sëmundje më të rëndë”,-tha neurologu.
Sipas tij ajo prek kryesisht moshat e rej, ndërsa femrat janë më të rrezikuara prej saj.
Mjeku tregoi disa nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje.
“Është një sëmundje e moshave të reja përgjithësisht. Pikun e saj të incidencës e ka rreth moshës 20-40. Femrat preken më shumë, raporti femra-meshkuj është 3 me 1. Meshkujt zhvillojnë një sëmundje më të rëndë. Shenjat kryesore janë çrregullimet në lëvizjet e anësive, çrregullimet e ecjes që kanë të bëjnë kryesisht me balancën, çrregullimet urinare. Këto janë kryesisht shenjat kryesore, që mund të fillojnë me disa mpirje apo rëndime të anësive, pra të duarve dhe të këmbëve. Këto shenja fillojnë pak nga pak dhe në regjone të ndryshme të trupit. Më pas me kalimin e kohës mund të zhvillohen edhe shenjat e tjera”,-tha Djamanti.


