Mrekullia mjekësore, 8-vjeçarit i rikthehen duart me anë të transplantit

Zion Harvey e përshkroi ndjesinë e të zgjuarit me dy duart, si të çuditshme në fillim, por pastaj ishte një ndjesi gëzimi. Ky është 8-vjeçari amerikan që bëhet pacienti më i ri që i nënshtrohet një transplanti të plotë të të dyja duarve.
8 vjecari 2Katër grupe kirurgësh punuan për 11 orë për të realizuar operacionin e komplikuar në Spitalin e Filadelfias.

Harvey nuk është i pari që i nënshtrohet një transplanti të këtij lloji, por është më i riu i tyre. “Për mua ky është një bekim. Jam bekuar me një engjell”, deklaron e ëma e 8-vjeçarit.

Deri më tani, Zion ishte mësuar të hante dhe të luante pa duar, por jo të mbante në krahë motrën e tij të vogël. Për këtë dhe për të luajtur futboll amerikan, ai pranoi t’i nënshtrohej operacionit.

Për 11 orë katër grupet e mjekëve punuan me intensitet dhe me turne për të lidhur nervat, damarët e gjakut dhe muskujt e duarve me krahët e 8-vjeçarit.

Zion humbi duart dhe këmbët e tij për shkak të një komplikimi të shkaktuar nga një infeksion kur ishte vetëm 2 vjeç.

Postime të ngjashme

Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim